Kiraze - Dama e haremit Shiko më të madhe

Kiraze - Dama e haremit

Solmaz Kamuran BDR036

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për ti shpëtuar persekutimit fetar, arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron, Një shekull dashurish, luftërash e intrigash oborri, parë nga sytë e grave më pasionante e të angështuara të familjes de Toledo.

Më shumë detaje

103 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Dritan
ISBN9789928184221

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për ti shpëtuar persekutimit fetar, arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron, me të cilin do të ketë një vajzë, Esterin. Shumë e bukur, inteligjente dhe ambicioze, kjo vashë e re bëhet kira (shitëse ambulante, po jo vetëm) e haremit të Stambollit dhe falë miqësisë me Hyrremin, gruan e pare të sulltanit, ia del të kthehet në një prej personazheve më me ndikim e të fuqishëm të Perandorisë Otomane. Po dashuria e saj për Burakun pengohet nga e ëma dhe shtyhet drejt një fundi fatal e tragjik. Do të arrijë e bukura Ester të shpëtojë veten nga konspiracionet e oborrit dhe nga intrigat politike, apo do të detyrohet të mbytet në fatin e trishtë, që u ka rënë për pjesë të gjitha grave të familjes së saj?

Të dhëna

Faqe354
ISBN9789928184221
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë