





Roland Barthes është filozof, teoricient dhe kritik francez, - nje nga mendjet brilante te shekullit te XX ne teorite e strukturalizmit. Ka lindur më 12 nëntor 1915 dhe është ndarë nga jeta në vitin 1980

Roland Gjoza është vlerësuar me shumë çmime lertare, ndër të tjerë, edhe me çrnime nga konkursi për roman kombëtar i Botimeve BUZUKU “Darka mistike” (2000, çmimi i dytë) “Virgjëresha (2002, çmimi i dytë) dhe “Gruaja që s’vë të kuq buzësh” (2016, çmim i parë).



Rolf Lappert lindi në Cyrih në vitin 1958 dhe jeton në Zvicër. Studioi për art grafik, por themeloi bashkë me të tjerë një klub xhazi dhe punoi si skenarist për shumë vite. “Të notosh për në shtëpi” ishte libri i tij i parë, i cili fitoi Swiss Book Prize. “Bluz në humbëtirë” është libri i tij i parë për lexuesin e ri.
Romain Gary është romancier dhe skenarist lituano- francez. Ka lindur në vitin 1914 dhe u nda nga jeta më 2 dhjetor 1980. Gary ka shkruar edhe nje roman ku eshte personazh edhe drejtuesi i Shqiperise komuniste Enver Hoxha.








Rosamunde Pilcher lindi në Cornouaille, më 22 shtator 1924. Ajo kreu studimet e para në shkollën “Llandaff Hoëell” dhe më pas ndoqi kolegjin “Miss Kerr-Sanders” për sekretari. I ndërpreu studimet me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe u angazhua në Korpusin e Grave të Marinës. Pas luftës ajo u vendos në Skoci ku filloi të shkruajë për revistat më në zë. Librat e Pilcher-it janë veçanërisht popullorë në Gjermani ku, nisur nga tregimet e saj, kanali televiziv ZDF ka prodhuar më se 100 histori për televizionin, nën titullin “Stuhi dashurie”. Romanet “Kërkuesit e guaskave” dhe “Shtatori” e radhitën Rosamunde Pilcher ndër autorët më të njohur që shkruajnë për publikun e gjerë.















Rovena Grishaj ka lindur më 12 mars 1995 në Grishaj, në komunën e Shkrelit, Malësi e Madhe. Shkollën fillore e mbaroi në Zagorë, pastaj u zhvendos në Bajzë, ku ka përfunduar gjimnazin. Grishaj ka përfunduar studimet e larta për Shkencat Sociale, në degën Psikologji në Tiranë dhe aktualisht vazhdon studimet në Univestitin St. Hohn në Nju Jork në degën Psikologji. Libri “Pluhur” është botimi i parë i kësaj autoreje
Rovena Rrozhani (Kalaja) është shkrimtare dhe gazetare. Ajo është autore e librit me poezi për fëmijë “Po vjen Babagjyshi”, si dhe bashkautore e librave për fëmijë “Tutu mëson të dëgjojë” dhe “Kush e shëroi elefantushin”, autore e katër shfaqjeve teatrale, “Domatja kërcimtare”, “Rozi dhe kopshti magjik”, “Ylli vezullues” dhe “Derrkuci gjumash”.




Roxane Gay është shkrimtare, editore, opinioniste e njohur amerikane. Ajo është autore e përmbledhjes me ese “Bad Feminist” bestseller I “The New York Times” dhe e përmbledhjen me tregime “Gra të vështira” e cila tashmë ka ardhur edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 15 tetor 1974 në Nebraska të SHBA-së dhe dhe ushtron profesionin e pedagoges në Universitetin Purdue në Amerikë







Ruchir Sharma është një investitor që ka shkruar gjerësisht për politikat dhe ekonomitë globale. Si shefi i Global Strategist dhe drejtues i ekipit të “Emerging Markets Equity” në Morgan Stanley Investment ka pasur përvoja të cilat i kanë shërbyer në botimet e tij, të cilat tashmë janë bestsellera- botërorë. Ai ka lindur në Jaipur të Indisë dhe është diplomuar në Shri Ram College of Commerce.

Rudina Xhunga ka lindur në 22 qershor 1972 dhe është një gazetare. Drejtonte emisionin politik “Shqip” në Top Channel, prej majit të vitit 2002. Në këtë emision të përjavshëm të orës 21.00 të çdo të hëne, Xhunga sillte debate me figurat politike më të njohura në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Emisioni kishte një dimension mbarëkombëtar dhe tenton temat e forta të aktualitetit dhe historisë. Nga nëntori i vitit 1998-prill 2002, ka drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH, ku për 4 vite, çdo të premte, ka pasur në studio politikanë të njohur, të vendit dhe të huaj. Më parë ka punuar për shumë vite si gazetare e kulturës në gazetat kryesore të kohës. Në gazetën “Koha Jonë”, ku dhe ka punuar më gjatë, ka mbuluar përveç kulturës dhe reportazhin e faqet speciale të gazetës së parë të pavarur në vend. Gjithashtu Xhunga është dhe autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, "Sikur Ana...".





Rumi është poet, jurist dhe teolog i shquar persian. Ka lindur në vitin 1207 dhe u nda nga jeta më 17 dhjetor 1273.



Rupi Kaur është poete, shkrimtare dhe ilustratore kanadeze. Ajo është e njohur në të gjithë botën për përdorimin e poezisë së shoqëruar me ilustrimet, të cilat i realizon vetë. Arti i Rupit punon për të transformuar përvojat e dhimbjes dhe dëshirës në himnet e pranimit dhe të triumfit





Rutger Bregman është një nga mendimtarët e rinj më të spikatur në Europë. Ai është autor i katër librave mbi historinë, filozofinë dhe ekonominë


Ryan Gingeras, aktualisht profesor në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare në Naval Postgraduate School, SHBA, konsiderohet një ndër njohësit më të mirë të historisë së Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Autor i katër librave, si ‘Rënia e Sulltanatit: Lufta e Madhe dhe fundi i Perandorisë Osmane’ (2014) dhe ‘Heroina, krimi i organizuar dhe bërja e Turqisë moderne’ (2015).









Sabine Ebert u rrit në Berlin. Në 1990 ajo bashkëthemeloi gazetën e parë të pavarur të qytetit dhe drejtoi zyrën e saj editoriale për disa vjet. Nga 1995 ajo punoi si profesioniste e pavarur për gazetat e përditshme, televizionin dhe radion dhe gjithashtu botoi një numër librash jo-trillues mbi historinë e Freibergut, përfshirë Librin Vjetor të Freibergut (1991-2006), i cili përmbledh ngjarjet më të rëndësishme rajonale të vitit. Në vitin 2006, romani debutues i Sabine Ebert u botua nga Knaur-Verlag, “Sekreti i Mamisë” , parathënia e një sage me pesë vëllime për migrimet e kolonëve në Lindje.
Në vitin 2013, me rastin e 200 vjetorit të Betejës së Kombeve në Leipzig, u botua romani 1813 – “Zjarri i Luftës”. Në fillim të vitit 2017, romani i saj “Shpata dhe Kurora - Mjeshtrat e Mashtrimit” u botua si parathënie e një serie romanesh rreth luftimeve për pushtet të shtëpive individuale mbretërore gjermane në shekullin e 12-të dhe ngritjes së Friedrich Barbarossa . Vëllimi 2, “Shpata dhe kurora - Skifteri i ri”, u shfaq më 2 nëntor 2017. Seria e vёllimeve u mbyll me librin e pestë “Shpata dhe kurora - çmimi i fuqisë”.

Sabri Godo ka qenë shkrimtar, politikan dhe gazetar i njohur. Ai shquhet për dy romanet e tij kushtuar dy prej figurave historike, Skënderbeut dhe Ali Pashë Tepelenës
