Ditët e lakuriqëve të natës Shiko më të madhe

Ditet e lakuriqeve te nates

Namik Dokle TO0367

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Po si jetohet kur të ndalojnë me dhunë të dashurosh? Çfarë ngjyre ka qielli, dielli, yjet dhe lulet? Ç’shije ka ajri, uji, puthja e munguar, përvëlimi i trupit në dëshirë? Ngjyrat dhe shijen e tërbimit - na e thotë Namik Dokle me romanin e tij “Ditët e lakuriqëve të natës”.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277121

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Subjekti i këtij romani shtillet rreth një fabule mbresëlënëse: sëmundja që po merr jetën e të rinjve nuk është “tërbim” i ardhur nga shkaqe që mund t’i shpjegojë shkenca. Ajo vjen nga ndalimi që u bëhet të rinjve të mos kenë asnjë mundësi të bëjnë dashuri. Në fshat mbizotëron një shtetrrethim i frikshëm mbi ndjesitë dhe nevojat shpirtërore dhe fiziologjike të të rinjve. Personazhet kanë veshur, të gjithë, petkat e tyre prej fjalësh të frikura dhe luajnë para syve tanë dramën e tyre, që është njëkohësisht drama e gjithë shoqërisë shqiptare në diktaturë. Heshtja e frikshme mes banorëve për të artikuluar dyshimet, e pengon një profesor shkencëtar të njihet shpejt me të vërtetën. Laboratori i tij nuk është thjesht shkencor, por kryesisht njerëzor. Në këtë roman, ashtu si edhe në dy paraardhësit e tij, autori Dokle ka lëmuar mjeshtërisht fjalorin e pasur të zonës; legjendat dhe mitet, realitetet magjike janë sërish pjesë domethënëse e rrëfenjës së autorit, i cili tashmë e ka të shtruar si kalldrëm, me gurët e skalitur, udhën e sigurt drejt lexuesit dhe letërsisë së bukur shqipe.

                                                                                                    Anna Kove

 

 

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. Për ta qartësuar mjegullën absurde shkon biologu.

Kujtesa e përmbysur e linjave, narrativës dhe simbolikës, së lakuriqëve dhe dhelprave të kuqe, plazmojnë magjikën e tjetërsimit të qenies. Kllapia e zhgjëndrrës, derdhur si “ironi intertekstuale” e Eco-s, është zbulesa e vrasjes së dashurisë, aty ku njeriu i ri, i Partisë dhe i Sigurimit, shkel me këmbë dijetarin, dëshmon rebusin letrar...

                                                                         Behar Gjoka

 

 Pjesë nga libri:

Edhe unë jam si këta lakuriqët, jam rrasur në një shtëpi të braktisur dhe akoma nuk di se çfarë bëj, mendoi profesor Reka. Pastaj e pyeti Sejdon pse ishte aty dhe ai i tregoi se donte të shikonte nga afër lakuriqët e ardhur nga miniera e shembur. Të gjitha dhomat pa diell janë plot, i tha, dhe po vijnë edhe të tjerë, disa kanë ngordhur, të tjerë bien në mes të rrugës, pa arritur në strehën e tyre të re. Gjithë shqetësimi i profesorit ishte lloji i lakuriqëve, nëse ishin hematofogë ose jo. Po të ishin “gjakpirës” dhe jo insektengrënës, sqaroi ai, gjithë ajo luzmë qindralakuriqshe do të mjaftonte për të tërbuar jo një, por shtatë apo shtatëdhjetë fshatra. Por shumë shpejt Sejdo e qetësoi. Kishte dy orë që i vëzhgonte dhe nuk kishte parë asnjë lakuriq gjakpirës. Me një shkop të gjatë që e mbante në dorë goditi një nga ata që fluturonin qorrazi rreth tyre dhe e kapi mes duarve, i hapi gojën dhe i tregoi profesorit që lakuriqi nuk i kishte dhëmbët si të vampirit, ky nuk kafshon, ky lloj gëlltit insektet, i tha.

“Lëshoje!”, i thirri profesori. “Mund të ketë rrezatim.”

Sejdo e dëgjonte për herë të parë atë fjalë.

* * *

“Çdo popull ka sindromën e vet”, i pat thënë një koleg, me të cilin ishin bashkë në një konferencë shkencore. “Çdo gjë varet nga koha kur kupton atë që ka.” “Kush ia zbulon?”, pati pyetur profesor Reka. “Është e çuditshme”, i tha kolegu, “sikur jemi të vegjël dhe presim dikë tjetër të vijë e të na tregojë. Japonezët e zbulojnë në Francë, francezët në Firence. Rusët as nuk e dinë sindromën e tyre, që e ka zbuluar një japonez, nuk e mbaj mend emrin.”

“Çfarë ka zbuluar ai?”

“Histerinë siberiane, lodhjen dhe frikën nga një pamje, që nuk ndryshon kurrë...”

“Mendo për sindromën tënde!”, u tall me veten dhe nuk dinte ç’të bënte, të futej në rroba si viktimë e tartabiqeve, apo të dremiste mbështetur në karrigen e shtrembër që i kishin sjellë nga zyra e llogaritarit të kooperativës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe128
ISBN9789928277121
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë