I ri Covid -1984 Shiko më të madhe

Covid -1984

Namik Dokle A-008910

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman, krejt i pazakontë në letërsinë tonë, ku muzgu i rënies së një perandorie të së keqes këmbehet me qartësinë shpirtërore të ftohtë, herë pas here të ngrirë, dhe, pastaj, me dhimbjen e pakufishme njerëzore, sjell në errësirën më të ftohtë ëndrrën e së ardhmes

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376251

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ky roman, krejt i pazakontë në letërsinë tonë, ku muzgu i rënies së një perandorie të së keqes këmbehet me qartësinë shpirtërore të ftohtë, herë pas here të ngrirë, dhe, pastaj, me dhimbjen e pakufishme njerëzore, sjell në errësirën më të ftohtë ëndrrën e së ardhmes.

Një botë e pakufishme, e frikshme në humnerën e saj, ku lëvizin personazhe reale dhe lajtmotive të kohës, që nga Enver Hoxha në vitet e fundit të jetës së tij, deri tek ata që e bënë skëterrën gati-gati të pakthyeshme, e bëjnë romanin një galeri të re të sagës së krijuar nga Dokle, që të çon në të njëjtën kohë mes vdekjes dhe marrëzisë, në mes të ëndrrës dhe realitetit, krimit dhe drejtpeshimit të gjërave.

Roman me shumë zëra në vetvete, polifoni psikologjike, ku e mira dhe e keqja, e forta dhe e dobëta, rrëmuja dhe qartësia, përmes një gjuhe mrekullisht të pasur, sjellin atë konflikt të marrosur ndjenjash, ku jeta reale ndihet, preket, e në fund, përjetohet.

Bedri Zenel Islami

Të dhëna

Faqe240
ISBN9789928376251
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik