I ri Dhjete grame nder Shiko më të madhe

Dhjete grame nder

Namik Dokle TO0701

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani i ri i autorit Namik Dokle “Dhjetë gram nder”, - një gërshetim i jetës së përditshme me ementë të distopisë, - bën një radioskopi të shoqërisë në kohët moderne, ku gjithçka shitet dhe blihet, ku edhe vetë ekzistenca njerëzore ka dalë në treg. Ky është një roman që të trondit, por edhe të lë me një buzëqeshje ironike në buzë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928376763

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Po nderi, a mund të shitet dhe të blihet në kohët që jetojmë?

Paradoksalisht, në roman, të gjithë turren të “blejnë” një apo dhjetë gramë nder, (disa edhe një kilogram!) për t’u bërë kriminelë të mëshirshëm, prostituta të hirshme, juristë të drejtë, politikanë të sinqertë, biznesmenë zemërmirë, për të shpëlarë kështu “imazhin e shoqërisë, të familjes dhe të individit”. Ka, madje, edhe nga ata që blejnë jo vetëm imazhin e të tashmes, por edhe atë të së kaluarës, ndërkohë që e ardhmja nuk është ajo që ishte.

Dhe, kështu, i gjithë qyteti i romanit kthehet në një treg, ku çdo mëngjes shiten gënjeshtra dhe në darkë “të gjithë janë të ndershëm”!.

Por... duhma e kalbëzimit moral përhapet nëpër rrugët dhe rrugicat e qytetit, në shkallët e pallateve, në shitore dhe pijetore, në libraritë dhe hapësirat e administratorëve, në bordellon ilegale dhe në galerinë e vetme të arteve figurative.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe224
ISBN9789928376763
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori