I ri Mehalla e peles Shiko më të madhe

Mehalla e peles

Koço Kosta NA0180

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Koço Kosta vjen me një roman tjetër për lexuesit, hedhur ne qarkullim nga Botimet Naim.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234902

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fragment nga libri

Uau, po ai ka tre tope!

Zjarri flakëronte brenda te kofshët që po fërgëllonin. Ai po ngjitej apo dilte që të digjte të brendshmet e saj: Me këmishë e fustan, gjithashtu.

Ajo po dridhmohej së brendshmi dhe Atje prushohej, dhe regëtinte me ankthe të vrullshme.

Dherat përqark u flakën dhe Te Burimi Te Shelgu qe ndezur. Ajo copë tullë, diçka si hënëz që i varej te qafa, kërceu sikur trokiti mu midis sisave në krye te këndi i njelmët.

Gela ngriti shuplakën e djathtë, hapi të pesë gishtat dhe, me tërë pëllëmbën, ajo shtypi gjoksin: Të dy sisat. Atje thellë, nën këmishë, po ndezullohej. Diçka e marrë. Përbrenda veshjeve të holla vazhdonte dhe përpiqej të kërcente akoma ai vrushkulli i bardhë i ngrohur. Që ngrohej akoma.

Ai sikur ishte bërë me ujëra dhe lule brigjesh. Me të atillë ngrohje!

Zilja e pelës u shua. Kafsha pat ngritur fytyrën e gjatë dhe filloi të trembte qerpikët. Sikur ashtu përpiqej të shihte më mirë.

Gela vazhdonte të afshërohej dhe do të turrej që të mbushte gojën dhe ta shtrydhte gjer në pikën e fundit atë Djalosh. Ta pinte.

Ajo bëri përpjekje të qetohej dhe e dalloi se ai u përhumb, u plogëtua. Fytyra e Gelës sajoi buzëqeshje, kur dielli ndiqte si i lëviznin kryet dhe luante me flokët e saj. Gjinjtë përhapnin aroma fshehëtie dhe goja e saj, kur hapej të kafshonte, ngjante si fole dashurie. Te gjoksi sikur luanin gardalinat dhe sisët s’i reshtnin aromat. Kumbonin mishrat e saj tërë vesëri, dhe ajo u tund e tëra egërsisht dhe ai uli pantallonat. Ajo u zhyt në aventurën e mishit.

Gela bënte mund që t’i ngjitej akoma dhe lëvizte egërsisht që ta tërhiqte ndaj vetes. Dhe ta shtrydhte...

 

Ajo zhurmonte sikur seç përndallte me hove nëpër gojë dhe azdisej akoma duke sjellë mjekrën e butë të kuqmë, të rrumbullakët. Ajo vazhdonte t’i turrej si e shkalluar, e ndezur e gjitha nga ai sensualitet gllabërues.

Trupi i Djaloshit po hapej ngathshëm, po ajo ndiente kënaqje dhe sikur u kujtua t’i lipte gjuhën. Dhe i tërhiqte krahët duke dashur t’i dëftonte se ku ishin të prapmet e saj. Po Gela seç bëri me viset e trupit të Djaloshit dhe atij i lëvizi mesi dhe iu ngrit sikur do të qëndronte në ajër.

Atje lëvizi paksa dhe shpejtazi u ngjesh akoma ndaj tij: zgjati buzët e trasha mishtore të kuqe me lëng, dhe e rrëmbeu te gusha mishtore. Ajo po bëhej tjetër: çnjerëzore, sikur!

Dhe, ashtu, merrte frymë me nxit, dhe sytë i hapi akoma, sikur të hetonte që të shihte më mirë. Që të vendosej se ku mund të çanin dheun e të mbuloheshin të dy! Dhe atje thellë të bëheshin të njëshëm. Dhe të ngopeshin dashuri...

Burimi pranë Shelgut filloi të llokoçitej sapo shpërthente nga goja e një shpelle gungaçe, që e pat daljen te uji, diku përposh në krye te nënshtrati.

Sikur ajo rrjedhë aq e freskët dhe e vrullshme ngjante si të thoshte:

Nëse del flakë, kthehem e shuaj.

Po flakë s’doli dhe ajo e tërhoqi thumbin e sisës nga goja e Djaloshit dhe mënjani atë lloj gjethëze të vockël prej lëkure.

Diçka aq sa gjuha e kecit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe384
ISBN9789928234902
RedaktoriNaim Zoto, Bujar Leskaj
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRealist