I ri Stoiku i perditshem Shiko më të madhe

Stoiku i perditshem

Ryan Holiday MIN0133

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Stoiku i përditshëm” është një guidë tërheqëse dhe e thjeshtë për jetën e mirë, duke i sjellë mençurinë klasike brezave të rinj. Ryan Holiday sjell 366 mendime mbi mençurinë, këmbënguljen dhe artin e të jetuarit, si pjesë e filozofisë dhe mendimit stoik, duke ndikuar me librat e tij tek mendësia e njerëzve të ditëve tona për të sfiduar problemet e kohës

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265708

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

15 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ku mund ta gjesh harenë e vërtetë?

Si mund ta shfrytëzosh fuqinë e arsyes?

Cili është matësi i vërtetë i suksesit? Si duhet ta menaxhojmë inatin?

Si të gjejmë kuptim?

Si ta mposhtim vuajtjen?

Përgjigjja e këtyre pyetjeve dhe më tepër, gjenden në zemër të filozofisë stoike. Prej kohësh arma e fshehtë e figurave të mëdha të historisë, që nga perandorët e pilotët luftëtarë, tek artistët dhe aktivistët, ishin parimet e Mark Aurelit, Epiktetit dhe Senekës, të cilat kanë ndriçuar fort përgjatë shekujve si një filozofi për veprimtarët.

E testuar në laboratorin e përvojës njerëzore gjatë dymijë viteve të fundit, kjo njohuri e përjetshme është thelbësore për menaxhimin e ndërlikimeve të jetës moderne.

REVIEWS

“Qofsh skllav zyre apo senator amerikan, ky libër do të të ndihmojë të gjesh busullën tënde”.

—GREGORY HAYS, përkthyes dhe redaktor i Meditime nga Mark Aureli

“Një burim i pasur e shpërblyes i mençurisë praktike, e cila të ndihmon të përqendrohesh në atë që ke nën kontroll, të eliminosh besimet false dhe kufizuese, e të ndërmarrësh veprime më efikase. Bëje Stoiku i përditshëm guidën tënde dhe do të shtosh qartësinë, efikasitetin dhe paqen me çdo ditë që kalon”!

— JACK CANFIELD, bashkautor i The Success Principles dhe i serisë Chicken Soup for the Soul

“Stoiku i përditshëm është një thesar që na ndihmon të menaxhojmë zgjedhjet tona, të kapërcejmë vetëmashtrimin dhe të mësojmë se si të sillemi në përputhje me vlerën e vërtetë të gjërave, duke pasur gjithmonë në mendje të mirën e përbashkët. Ky kujdes për shpirtin jo vetëm i bën njerëzit më të mirë, por bën edhe shoqërinë më të fortë”.
—JOSEPH A. MACIARIELLO, autor i librit The Daily Drucker, The Effective Executive in Action dhe A Year with Peter Drucker

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe400
ISBN9789928265708
Titulli origjinalThe daily stoic
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDavid Hudhri, Arben Shehu