I ri Pas mesnate Shiko më të madhe

Pas mesnate

Brunilda Zllami BD0711

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Brunilda Zllami vjen sërish me një libër nga ata që të lënë pa fjalë, ndërsa mendon se sa shumë je vetë i përfshirë, sa shumë njerëz njeh aty brenda, sa shumë ky vend është edhe yti.

Më shumë detaje

11070 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307173

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Të gjithë kemi sekrete. Kovidi na detyroi të mbajmë maska që duken, por maskat që s’duken, kemi kohë që i mbajmë. Nuk je vetëm ti që ke ndërtuar veten tënde për t’u përshtatur, për të mbijetuar. Secila nga ne, pak nga pak dhe duke mos e kuptuar as vetë, ka ndërtuar karakterin mbijetues, duke fshehur atë të dobëtin, naivin, rebelin, ëndërrimtarin, romantikun. Sepse bota i quan dobësi këto elemente, sepse ti ndihesh lakuriq nëse e ekspozon veten kaq shumë. Por sado që përpiqemi për t’u përshtatur nuk mundemi, sepse karakteret që kemi fshehur janë ato të lindurat, që nuk fshihen me gomë thjesht se një moment vendosëm ashtu. Ato janë pjesët që na dalin në ëndrra, që na bëjnë të palumtur, edhe kur mendojmë se kemi gjithçka.”

REVIEW

Jemi në pandemi, tri gra ndajnë mes tyre sekretet e jetëve të jetuara mes familjes e fëmijëve, dashurive të humbura dhe atyre të pajetuara, problemeve të mprehta sociale dhe dilemave të fuqishme, nga ato që të shkundin fort dhe të vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën.

Klea, Katja dhe Eliana shtrojnë pyetjen se deri në ç’pikë mund të bëhet kompromis me lumturinë dhe qetësinë e shpirtit, a ka vlerë ta ç’kyçësh një sekret i cili mund të ta shkatërrojë të ardhmen në një pikë pa kthim?

Këtyre pyetjeve rreket t’iu përgjigjet Brunilda, me penën e një shkrimtareje që rritet e rritet në çdo libër, duke na vënë në pikëpyetje nëse ky është vallë libri i saj më i mirë dhe duke ia lënë një mundësi të hapur për përgjigje edhe vetë lexuesit të saj besnik që e ndjek në çdo hap.

Arlinda Dudaj, Botuese

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789994307173
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik