Koço Kosta BD0373
Libër i ri
Është një histori që lexuesit e mundshëm shqiptar mund të gjejnë një pjesë shumë të mirë të vetvetes të asaj kohe . Është një nga ato romane që mendoj se i shërben një brezi tjetër që ka shume të rëndësishme të shikoj ose të përjetoj përmes artit atë lloj gjendje të njeriut në ato vite,, ku mendoja se njeriu ishte vec një ushatar i bindur dhe asgjë më shumë. Agim Baçi
498 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994300945 | |
Nuk gjendej thesar më i denjë që të gëzonte e zbukuronte Bujtinën time atë natë. Këtë natë. Këtë natë sbinte natë. Që më gëzonte aq shumë! Varësja e saj te qafa sikur ishte me pjeshkë të thara. Dhe ajo sikur sapo pat bërë banjë me lëng pjeshke. Ajo vazhdonte të më hetonte me ndjeshmëri të hollë gruaje. Afshi i saj i ëmbël në fustan midis kofshëve, gjithashtu më prekte. Dhe sytë i qenë bërë të magjishëm e të ndritshëm. Nata mu bë rrebesh dhe vetja mu duk i pakur si i strukur brenda një mynxyre. Unë jam qyqe në këtë Bujtinë shkretane. Dhe kjo nuse qëndron si në një përrallë me të thëna misterioze. Rri që të më zhysë mua në një agoni të frikshme?! Por ajo mi nguli sytë dhe u ul. Krejt padashje, vështrimi, im mbeti te pulpët pa çarape..., te shalët dhe, befas, u ndjeva hiperaktiv. Qesh trazuar keqazi. Atëkohë tmerri dhe mrekullia ishin bashkë: tërë ngurrimë. Unë e njoh se cila është Feja ime: adhurimi i Njeriut, i Diellit, i Natyrës, gjithashtu. Adhurimi i Gjësë së gjallë. I Ujit, i yjeve. Dashuria. Poezia. Sytë vizitonin këmbët e gjata të bëshme të saj. Pulpët dhe gjunjët. Kofshët me lëkurë të ngjeshur dhe mishra të gjallë. Nga nënbarku, nga shalët lëshohej aromë e ngrohtë që po më hynte kudo. Edhe te syri i seksit. Ajo ishte e lyer me diell dhe Te Bujtina shpërndahej begatia. Në tërë honërinë e shpirtit tim, trupi i saj, gjinjtë, gusha, buzët vazhdonin të spërkateshin me pluhur yjesh e cicërima e gurgu-llima. E polen shpresërie. Tërë kjo gëzimëri, ja! Ajo përtypte diell. Dhe u bë më epshore. Sensualiteti është tejet i lakmueshëm për mua. Lëngu i trupit tim është i mbushur me sensualitet. Ajo është e aftë për dashuri të madhe.
| Faqe | 292 |
| ISBN | 9789994300945 |
| Viti i Botimit | 2009 |
| Vendodhja | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Ndodh që historia e librit është më e madhe sesa vetë libri. Kështu ka ndodhur me veprën "Për vete, ata të dy e të tjerë", e cila do ti kushtonte shumë autorit gjatë kohës së komunizmit. Gati 20 vjet pas ndalimit, novela botohet fillimisht në greqisht. E para vepër dhe e para gjuhë ku është përkthyer Koço Kosta. "Një roman me një forcë të jashtëzakonshme,...
Nata e Sofie Kondilit nuk është një roman dashurie, por një roman për dashurinë. Sofie Kondili është për një natë edhe Madamë Bovari, edhe Helena e Trojës, por edhe një grua që jeton diku në Tiranë, Romë, Berlin apo Nju Jork. Dhe fshati ku Koço Kosta vendos të ekzekutojë një natë sa një jetë është një fshat i përbotshëm, që mund të jetë gjithkund dhe...
Koço Kosta vjen me një roman tjetër për lexuesit, hedhur ne qarkullim nga Botimet Naim.