Cmim i reduktuar! Nata e Sofie Kondilit Shiko më të madhe

Nata e Sofie Kondilit

Koço Kosta BD0504

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nata e Sofie Kondilit nuk është një roman dashurie, por një roman për dashurinë. Sofie Kondili është për një natë edhe Madamë Bovari, edhe Helena e Trojës, por edhe një grua që jeton diku në Tiranë, Romë, Berlin apo Nju Jork. Dhe fshati ku Koço Kosta vendos të ekzekutojë një natë sa një jetë është një fshat i përbotshëm, që mund të jetë gjithkund dhe kurdo. Kristofor Kutulli, partizani që ka ndaluar bashkë me çetën e tij për një natë në fshatin që ishte mbështetës i Ballit, bëhet bashkë me Sofie Kondilin Ata të dy, si një sagë e novelës Ata të dy dhe të tjerë (1986), që e bëri Koço Kostën të njihej në letërsinë shqipe si thyesi i barrierave dogmatike.

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

720 Lekë

-10%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kosta vendos të udhëtojë për një kohë dashurie në një sfond ku shumë lexues mendojnë se ka vetëm luftë. Por si për të na thënë që edhe në atë kohë, si në çdo kohë tjetër, njerëzit dashuronin, meditonin, mendonin dhe jepeshin drejt së pamundurës së ëndërruar. Sepse e gjitha kjo ka kohën e vet, në një sfond kohë pa kohë dhe vend pa vend, që është edhe traseja më e sigurt për trenin letrar, sepse është një shinë që ka shumë stacione lexuesish, por asnjëherë një fund.Koço Kosta na vjen si një leksion për të na shkundur, duke na zbritur nga froni i mendimit se shumë gjëra i bëjmë ne për herë të parë. Vjen me vulën e letërsisë që na tregon se asgjë nuk kemi shpikur, vetëm se i kemi ndryshuar vend, kohë, mënyrë, por jo kuptim.Sofie Kondili është një vajzë e martuar që dëshiron ti japë kuptim fjalës Grua. Për këtë i duhet një Burrë. Ai me të cilin është martuar nuk e ka fituar dot këtë status. E ka emrin Delesh, por është deledash, me organin sa një thua, ku nuk arrin dot të shkrepë burrërinë e të shprehë në shtatin e një femre kalimin e ylberit drejt mrekullisë së një gruaje.Ndërsa Kristofori është një riosh, partizan, i fejuar, që ëndërron dashurinë, por që nuk i reziston dot bukurisë që i valëvitet nga hiret e Sofies. Është si një puhizë, që i vjen ëmbël, i heq fjalët, i zbut kundërshtimin, i merr zërin e pastaj e bashkon në kufirin e kohës tjetër atje ku zëri i vetëm vjen nga burimi i jetës, atje ku ëndrra ndal sepse është diçka më përtej se ajo, është në kufirin e së pandalshmes së dëshiruar. I gjithë ky udhëtim në një mëkat-dashuri vjen si një amok. Si një meditim përpara vdekjes, ku jeta të vjen si pasqyrë, ku duhet të ndalësh për ti bërë pyetje vetes se ku ka mbetur ora jote e kuptimit. Janë tik-take si një testament. Ai ka ëndërruar, mendon për të fejuarën Lenicë, por ka parë veç kaun teksa bënte dashuri. Ajo ka ëndërruar, ka parë si në terr prindërit në çastin intim, ka përgjuar kuajt në një vallëzim të çuditshëm, por është gjendur përballë pamundësisë për të përjetuar ylberin. Nuk e kanë menduar aspak atë që mund tu ndodhë. Por në një natë u vjen jeta si e tërë. U vjen si pasqyrë, ku duhet të shihen e të thyejnë të pamundurën. Nuk ka urrejtje në atë roman. As për fatkeqët që jetojnë pa kuptim. As për ata që jetojnë përmes të tjerëve. As për ata që nuk kanë zë. Por përfundojnë me një emër justifikues- Ashtusi. Që mirësinë e tyre e mund mungesa e guximit, e mund pamundësia për të qenë në momentin e duhur ai që duhet të thotë të vërtetën. Dhe të tillë përfundojnë në detin e anonimit, si një kokrrizë rëre, që nuk ka kuptim kurrë e vetme, e as që njihet kur është me të tjerë.

Të dhëna

Faqe560
Viti i Botimit2007
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë