Cmim i reduktuar! Edhe një ditë më shumë Shiko më të madhe

Edhe një ditë më shumë

Fabio Volo BD0151

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)...

Më shumë detaje

42 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
Fletët318
ISBN9789994301233

723 Lekë

-15%

850 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Kjo është jeta e Xhakomos, i cili nuk e vret shumë mendjen dhe përballet me ngjarjet duke qëndruar në sipërfaqe. Por, një ditë, ai takon një të panjohur në tramvaj, e has atë edhe të nesërmen, edhe të nesërmen tjetër. Për muaj me radhë. E kështu, ato tri ndalesa të tramvajit, që i duhet të përshkojë për të mbërritur në zyrë, shndërrohen në një takim tepër të rëndësishëm e të përditshëm. Në fakt, ato janë "takimi më i rëndësishëm". Por fati i së panjohurës e shpie atë larg, në një qytet tjetër. Po Xhakomo?

Ai vendos për herë të parë në jetë të mos qëndrojë më në sipërfaqe, të rrezikojë të duket qesharak, dhe niset në ndjekje të një ëndrre. Ky është fillimi i një loje të pabesueshme dhe gjithëpërfshirëse, që papritur do të ndërpritet e që do t'i shpjerë ata të dy në një pikë nga ku nuk mund të kthehen më pas, për të zbuluar nëse ia vlen ta luash deri në fund lojën e jetës.

Dashuria, miqësia, udhëtimi, dyshimet, zgjedhjet, bashkë me një dozë argëtimi dhe pavetëdijeje të shëndetshme: ky roman i ka të gjithë përbërësit dhe shijen e faqeve më të realizuara të Fabio Volos. Janë prova ngazëlluese e një talenti tregimtar që e ka arritur maturinë pa humbur qoftë edhe një thërrmijë freskie.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët318
ISBN9789994301233
Titulli origjinalDudaj
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiElona Mistrovica