Kathy Lette MO0060
Libër i ri
Çpo bën kështu, mama? Jo, nuk po lexon ditarin e fshehtë të sat bije. Edhe më zi se kaq. Ajo sapo të zuri gafil, teksa përvidheshe jashtë, rrasur e ngjeshur në minifundin e saj, me tulet e laprat që të vërshonin nga të gjitha anët. Po çfarë do të bëje për ta shtënë në dorë tët shoq? Gjithçka.
9 Artikuj
Shtëpia Botuese | MORAVA | |
| ISBN | 978-99928-120-02-1 | |
Ç'po bën kështu, mama? Jo, nuk po lexon ditarin e fshehtë të sat bije. Edhe më zi se kaq. Ajo sapo të zuri gafil teksa përvidheshe jashtë, rrasur e ngjeshur në minifundin e saj, me tulet e laprat që të vërshonin nga të gjitha anët. Po çfarë do të bëje për ta shtënë sërish në dorë tët shoq? Gjithçka. Xhespëri e kishte braktisur për t'u lidhur me shoqen e saj të ngushtë, Renenë; vetëm se Lusi nuk ka ndërmend të sprapset para armikut, përkundrazi, është e gatshme ta kthejë përmbys mjaft që t'ia tregojë vendin Renesë: dekolte që të lënë pa frymë, taka marramendëse, silikon me shumicë, dehje strategjike, skena patetike... Gjithçka, mjaft që ta kishte Xhespërin sërish të vetin. Duket një fjalë goje, por ec e dilja në krye, sepse luftë nuk i kish shpallur vetëm ajo shtriga e pabesë, Reneja, që jargavitej pas burrave (të të tjerave!), por edhe e bija pesëmbëdhjetëvjeçare, Tali, që s'ia përtonte të lidhej me shpifarakun më të pështirë për inat të saj
| Faqe | 262 |
| ISBN | 978-99928-120-02-1 |
| Viti i Botimit | 2012 |
| Vendodhja | Tirane |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
Çfarë do të bënit sikur, mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës, të zbulonit se burri ju tradhëton? Por ka edhe më pasi tju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë. Duket si një makth që të lë pa frymë, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës