I ri Parajsat artificiale Shiko më të madhe

Parajsat artificiale

Orlando Donfrancesco JOZ0230

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri "Parajsat Artificiale" i shkrimtarit italian Orlando Donfrancesco do t’ju shoqërojë në një udhëtim magjepsës në botën e drogave, në kohë dhe në hapësirë nga Lindja në Perëndim, nga qytetërimet e para spirituale te ato materialiste të kohës së sotme.

Më shumë detaje

11110 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Jozef
ISBN9789928811066

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Opiumi, heroina, kanabis, ekstazia, alkooli, kokaina, amfetamina, peyota, Lsd ..., - të gjitha këto droga e kanë shoqëruar njerëzimin gjatë gjithë historisë së tij.

A kanë qenë një pengesë ato në këtë evolucion?!

Pse janë bërë drogat kokë turku dhe objekt kryqëzatash fasadë?

A është shoqëria moraliste dhe hipokrite kur flitet për drogat dhe "Parajsat Artificiale "që ato sjellin që në përdorimin e parë?

A është që pas pandemisë shëndeti me çdo kusht një lloj varësie si ajo e drogave??!!

Po rrjetet sociale, babëzia për para, bukuria dhe rinia e përjetshme, - a janë dhe këto varësi??!!

Pse një substancë që dëshirohet kaq shumë nga një qenie njerëzore, të cilin ajo e bën të lumtur bëhet Tabu për shoqërinë??!!

Gjithë këta njerëz në kërkim të parajsave artificiale,- çfarë po kërkojnë në të vërtetë???

A mos vallë përdoruesit e hashashit janë në kërkim të dashurisë??

Pse kjo droge kaq popullore është identifikuar me slloganin "bëni dashuri, mos bëni luftë"??

Po përdoruesit e ekstazisë, - mos vallë janë në kërkim të “kopshtit të Edenit”, ku zemra ishte e hapur dhe jetohej në Parajsë???

Përdoruesit e kokainës, - mos vallë janë si Sherlock Holmes, i cili kur u pyet pse ka zgjedhur kokainën tha: "Nuk mund të jetoj pa e vënë trurin në punë. Ajo që urrej është monotonia. Për të jetuar unë kam nevojë për ekzaltim mendor."

Po heroina, - mos vallë ngjan me varësinë ndaj rrjeteve sociale ku secili ndihet hero në vetminë e tij, - pra e kundërta e ndjenjës së bashkësisë dhe vllazërisë që jep opiumi??!!

Dhe në fund, halucinogjenet; Lsd, Peyote, meskalina etj...

Për të gjitha këto ju ftojmë të lexoni librin "Parajsat Artificiale" që do t’ju ndryshojë këndvështrimin tuaj moralist mbi drogat.
Autori Orlando Donfrancesco ka ndarë me lexuesin shqiptar një mesazh, të cilin e gjeni tek video më poshtë:

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe214
ISBN9789928811066
Titulli origjinalParadisi artificiali
Viti i Botimit2023
VendodhjaDurres
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElfrida Kote