Gjermania, lokomotive e Evropes Shiko më të madhe

Gjermania, lokomotive e Evropes

Prof. Dr. Arqile Bërxholi BUE260

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky botim jep informacione të plota me vlera për nxënës, studentë dhe studiues rreth Gjermanisë politike, ekonomike dhe sociale dhe peshën e saj brenda BE-se dhe botës.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928032256

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjermania është shndërruar në një nga vendet më të fuqishëm të Botës. Ajo mundi të rivendosë një bashkim të përsosur në Evropën Qendrore, duke u bërë qendra e konvergimit drejt saj të gjithë shteteve të Bashkësisë Evropiane. Në këtë mënyrë ajo tashmë është shndërruar, brenda Bashkësisë, në një shtet lokomotivë me dinamikën tipike të zhvillimit. Kjo dinamikë gjermane në thelb nderon kalimin historik, vlerëson realitetin e sotëm me të gjithë elementët kushtëzues të tij, por ndërkohë jeton edhe me prognozën, duke lënë mënjanë kalimin historik apo meloditë boheme të kohës. Dinamizmin e saj Gjermania përpiqet ta fusë edhe në familjen evropianetë quajtur Bashkimi Evropian, por nuk e ka të lehtë që të kuptohet nga konservatorizmi klasik, nga spontaniteti i zhvillimit të ishrepublikave të detit, nga jehonën e trikolorit, apo nga zhurma e lagjeve të varfra të Evropës, ulur mureve të fortesës duke pritur mos del ndonjë oborrtar për t`u dhënë disa napolona flori. Nisur nga këto dukuri, një studiues i mirënjohur i zhvillimit strategjik të Evropës shkruan: Megjithëse bashkëpunimi evropian përparoi, ai ishte në mënyrë të dhimbshme i ngadaltë, politikat kombëtare u rishfaqën gjatë gjithë kohës. Evropa e bashkuar ka pretenduar për të qenë një shtet i fuqishëm, çka shihet vetëm në tabelat e vjetarëve statistikorë, por asnjëherë ajo nuk është treguar e tillë në aspektin strategjik. Këtë dukuri e njeh mirë Uashingtoni, Moska apo Pekini dhe e tërheqin këtë Evropë të Bashkuar në hullitë që ju interesojnë atyre. Jo pak shtete përbërës të Bashkësisë kanë ende probleme të mprehta kombëtare brenda vendit, dukuri që Gjermania mundi ti zgjidhë në mënyrën më të përsosur, megjithëse procesi i integrimit i kushtoi Gjermanisë 650 miliardë euro. Administrimi brenda Gjermanisë është organizuar mbi bazën e federalizmit, përbërë nga gjashtëmbëdhjetë lande, ku çdo land në vetvete përfaqëson një rajon tradicional kulturor dhe politik, dukuri kjo e veçantë e eksperiencës së kombit gjerman, që ka sjellë edhe një decentralizim të përsosur të pushtetit, pasuar më tej me qëndrueshmërinë e shtetit dhe me nxitjen e dinamikës prognozë, gjë që nuk e kanë shtetet e tjerë të Bashkësisë.

Të dhëna

Faqe202
ISBN9789928032256
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë