Romet (ciganet ) keta njerez te cuditshem Shiko më të madhe

Romet (ciganet ) keta njerez te cuditshem

Viktor Bakillari MAS0072

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër paraqet një studim nga z. Viktor Bakillari për Romët, një prej popullatave më të margjinalizuara si në aspektin shoqëror ashtu edhe atë studimor.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319432

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër paraqet një studim nga z. Viktor Bakillari për Romët, një prej popullatave më të margjinalizuara si në aspektin shoqëror ashtu edhe atë studimor. Në librin e tij autori kap në një vështrim të gjerë, aspektet kryesore që e veçojnë këtë popullsi nga popullsitë e tjera botërore.
Studimi nis me një shpjegim rreth simbolikës së flamurit të kësaj popullsie, që shpjegon në mënyrë të thukët edhe botëkuptimin e tyre. Popullsia rome njihet në komunitete e shtete të ndryshme, me emra të ndryshëm.
Njëri prej tyre është edhe nomadë, për të treguar pikërisht natyrën shtegtare dhe josedentare të këtyre njerëzve, që si qëllim të vetvetes kanë kërkimin drejt realizimit, dhe ky kërkim nuk mund të plotësohet pa shtegtimin.
Studimi shtrihet në shumë aspekte të kësaj popullsie, që nga ajo e etimologjisë së emrit, emërtimeve të ndryshme, historikut të kësaj popullate, shpërndarjen demografike të tyre në kontinentin europian, traditave dhe zakoneve, lidhjeve zakonore si dhe sistemeve normative të tyre, besimet, kozmogoninë, gjendjen aktuale shoqërore dhe politike, si dhe një material i pasur letrar dhe antropologjik nga krijimtaria e këtij populli por edhe e poujve të tjerë mbi to.
Flamuri rom (O styago le romengo): Rrota e kuqe (Shakraja) e flamurit cigan ka 16 rreze. Kjo rrotë simbolizon udhën, udhëtimin, rulotën dhe mbi të gjitha origjinën indiane të Romëve, drejt Raxhastanit të sotëm.
Nëse shikohet me vëmendje flamuri indian dhe ai rom, vihen re ngjashmëri të mëdha. Ngjyra blu simbolizon qiellin, lirinë, vlerat shpirtërore të romëve.
Ngjyra e gjelbër është himn ndaj natyrës, progresit, pjellorisë, vlerave materiale. Romët jetojnë si ne në Tokë, por pa tokë, pa pjesë, pa atdhe, por që për ta të gjitha rrugët janë të hapura

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe128
ISBN9789928319432
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë