Kullat e sahatit ne Shqiperi Shiko më të madhe

Kullat e sahatit ne Shqiperi

Dritan Çoku MAS0043

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kullat e sahatit në Shqipëri: Historia dhe arkitektura është një studim monografik nga studiuesi Dritan Çoku i cili paraqet një aspekt jo shumë të hulumtuar të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319388

3 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kullat e sahatit në Shqipëri: Historia dhe arkitektura është një studim monografik nga studiuesi Dritan Çoku i cili paraqet një aspekt jo shumë të hulumtuar të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore.
Sipas studimit kjo gjini ndërtimore ka pasur dhe ka karakter publik, dhe është e shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, duke u bërë dëshmi e qartë e periudhave të historisë së popullit shqiptar dhe kulturës tonë tradicionale ndërtimore në veçanti.
Si rast studimi për autorin kanë qënë të gjitha kullat e sahatit në Shqipëri, ku preket në secilën prej tyre pikëpamja historike, arkitekturore, urbane, artistike dhe ndërhyrjet restauruese ndër vite.
Në secilën prej kullave jepet një histori për tu zbuluar: pamja e tyre origjinale dhe pamja që kanë fituar me kalimin e kohës; elemente të veçantë në varësi të vendit të ndërtimit dhe kulturës, mundësitë ekonomike të popullatës, aftësitë ndërtimore dhe imagjinata e ndërtuesve të saj etj.
Studimi ndahet në katër kapituj: në kapitullin e parë paraqitet historia e kullave të sahatit dhe rrethanat e krijimit të tyre në qytetet shqiptare; në kapitullin e dytë shfaqet tipologjia e kullave të sahatit në Shqiperi, ku trajtohen kriteret për klasifikimin e tyre tipologjik; në kapitullin e tretë shikohen kullat e sahatit si krijime arkitektonike në lidhje me vendin ku u ndërtuan dhe si ndërtime me pajisje të veçanta, ku del në pah roli i tyre shoqëror si dhe teknologjitë e përdorura për to; në kapitullin e katërt jepen të dhëna historike, arkitekturore, dokumentim për secilën prej kullave të sahatit në Shqipëri, si dhe krahasimi me datime e kulla të tjera sahati.
Libri paraqet gjitahshtu një larmi skicash, planimetrish arkitekturore dhe fotografish. Siç shprehet dhe autori në parathënie, njera prej shtysave kryesore për një punim të tillë ishte mungesa e studimeve të thelluara për këtë trashëgimi arkitektonike në vendin tonë, përveç disa artikujve të rëndësishëm mbi subjektin të cilët janë marrë parasysh nga autori, dhe janë integruar në tekstin e librit.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe440
ISBN9789928319388
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë