Nje stine me Prustin (HC) Shiko më të madhe

Nje stine me Prustin (HC)

Rene Peter BO0214

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928435491

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga Dominique Brachet René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn. Dhe kështu, pas vdekjes së nënës së tij, në fillim të verës të 1906, Marcel Proust u zhvendos në Hotel des Reservoirs, në Versajë, ndërkohë që Peter banonte vetëm disa hapa më tej, në Boulevard du Roi. Për më shumë se pesë muaj, përmes bisedave të përditshme, dy miqtë sillnin kujtime, komentonin kohën e tashme, thurnin plane për të ardhmen. Por më pas jeta i ndau përsëri. Duke botuar këtë dorëshkrim, shpresoj se lexuesve do t'i duket, ashtu si dhe mua, një gëzim i dyfishtë që ta njohin më mirë Marcel Proustin, para legjendës e lavdisë, dhe të shohin të ringjallur këtë atmosferë sharmante dhe të shpenguar të vitit 1906, që pas do ta errësonte lufta. Fragment nga libri Më 18 nëntor (të vitit 1997), në orën katër të pasdites, mbushen plot shtatëdhjetë e pesë vjet që nga shuarja e Marsel Prustit. Ishte pesëdhjetë e një vjeç. Njëzet e shtatë vjet pas vdekjes së tij, më 1949, Gaëtan Picon shkruante: "Vepra e Marsel Prustit ajo vepër e përmasave të gjera. Në kërkim të kohës së humbur, pjesa e parë e së cilës do të kalonte pa rënë në sy më 1913, ndërkohë që vëllimet e fundit më 1927 do ngrenë në kulm lavdinë e romancierit pas vdekjes është një nga veprat më të larta të krejt letërsisë franceze". Në përmbajtje, i tërë ky koment miratohet pa më të voglën mëdyshje, ndërkohë që vërehet këtu një gabim i rëndë lidhur me trajtimin e figurës së tij: lavdia pas vdekjes e romancierit nuk kishte arritur aspak kulmin e vet më 1927, madje as sot, domosdo që ende nuk e ka arritur. Që më 1942, shtatë vjet përpara thënies së mësipërme të Picon, Ramon Fernandez shkruante: "E çliruar nga snobizmit dhe nga masoneritë, vepra e Prustit është e siguruar, për mendimin tim, të mbijetojë gjatë... Dhe ditën kur Koha e humbur "nuk do na kapë më" siç na kap një sëmundje, ditën kur nuk do jetë më e nevojshme për të provuar se e kuptojmë Prustin, kur të jemi "prustianë", atë ditë do të rigjejmë vërtet atë mendje të lartë që vetë lavdia e tij desh e humbi". Dhe më pas shton: "Gati tridhjetë vjet familjarizimi me veprën e tij, kur krahasoj efektin që ajo shkaktonte në fillim me atë që shkakton sot, vërej se lypset të bëj dallimin midis kulmit të së papriturës së re dhe kulmit të së mirënjohurës së djeshme...". Ja një pohim që e pranon edhe më modesti i "prustianëve"! Sepse, në përfundim të lëçitjes që i bën veprës së tij, duke dalë nga oqeani, pas një zhytjeje të humnershme në ujëra të thella, tek mbërrin në portin e Kohës së humbur, "prusiani rishtar" veç kur zbulon se ai soj gjurmimi i shenjtë në të cilin u përfshi fillimisht, si t'i kish hyrë një pylli misterioz, do ta drejtojë tashmë drejt peizazhesh të shndritshme, pikërisht drejt atyre peizazheve që Fernandez i cilësonte "të mirënjohura". Më fjalë të tjera, Prusti është autor i vështirë vetëm për ata që nuk e kanë lexuar... Është e vërtetë po ashtu se tërë ai lëmsh, vetëm me kalimin e kohës ka ardhur duke u shenjtëruar. Lexuesit e saj të parë, të paktën mjaft prej tyre, fillimisht nuk e kuptuan veçse si një mishmash mjaft të kokolepsur. Dhe si mund të ndodhte ndryshe, përderisa Koha e humbur, që është çelësi i veprës do të botohej vetëm më 1927, domethënë pesë vjet pas vdekjes së autorit, i cili, megjithatë, e kishte përfunduar veprën së shkruari që më 1913? Dhe s'ka se si të mos admirojmë në këtë rast pa rezervë mprehtësinë e një kritiku si Léon Daudet, apo këndvështrimin mjeshtëror të Colette, të cilët njohën në çast përmasat e para të një kryevepre. Veç të mahnitshmit Henri Ghéon, ata, me sa duket, qenë të vetmit në këtë drejtim. Njëzet, tridhjetë, dyzet vjet më vonë dhe sigurisht sot, kritika gradualisht do të bëhej e njëzëshme në bazë të njohjes pjesë pas pjese të krejt veprës. Gjatë krejt gjysmës së parë të shekullit, nuk ka tërësi romaneske më të paharrueshme nga ajo, do të vinte në dukje Maurois. Dhe praktikisht, askush nuk e ka kundërshtuar për këtë që nga koha kur e ka thënë. Kurse tani, në këtë fundshekull, vepra Kërkimi është bërë një nga biblat e njerëzimit. Shtatëdhjetë e pesë vjet pas vdekjes së Marsel Prustit, me të drejtë mund të pyesim: Po përse? Dhe si?

Të dhëna

Faqe178
ISBN9789928435491
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë