I ri Dua Lipa Shiko më të madhe

Dua Lipa

Karolina Sullivan MUZ0015

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë biografi, gazetarja e muzikës pop, Karolina Sullivan, e cilëson udhëtimin magjepsës të Duas si një nga më frymëzuesit e popit, sidomos me turin “Future Nostalgia”. Ky është portretizimi më i thelluar deri më tani i një ylli të popit në kulmin e famës së saj. SI ARRITI TË BËHEJ DUA LIPA NJË IKONË E KOHËVE MODERNE.

Më shumë detaje

11104 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Muza Botime
ISBN9789928361356

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Nga videot e filmuara në dhomë, të cilat i postonte në YouTube, në shfaqje të organizuara në arena të mëdha, biletat e të cilave shiten menjëherë. Duke lexuar këtë biografi mbërthyese, zbuloni se si Dua Lipa u bë një nga artistet më të dashura për publikun.

Kur Dua Lipa ishte njëmbëdhjetë vjeçe, mësuesja e muzikës i tha se nuk kishte aftësitë e duhura për t’u bërë pjesë e korit të shkollës - zëri i saj i trashë nuk i arrinte dot notat e larta.

Tani, ajo është një yll botëror. Këngët e saj janë himne të popit, dëgjohen me biliona herë; ka bashkëpunuar me të gjithë: Calvin Harris, Miley Cyrus, Madonna dhe Elton John; ka fituar çmime Grammy, BRIT dhe MTV; dhe është talenti më i madh që ka lulëzuar nga Mbretëria e Bashkuar që prej Ed Sheeran dhe Adele.

Kur Dua filloi të korrte suksese, nisi të flitej edhe për të shkuarën e saj, sidomos për faktin se prindërit  u vendosën në Londër si refugjatë. Por, falë përkushtimit, punës së palodhur dhe zërit të saj ajo mundi t’i sheshojë këto fillime “jo shumë të përshtatshme”, dhe gjithnjë ndihet krenare për origjinën e saj.

Të dhëna

Faqe274
ISBN9789928361356
Titulli origjinalDua Lipa
RedaktoriKlodiana Metani
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVaso Kola