Virginia Woolf A-000365
Libër i ri
Ky liber i natyres biografike sjell te reja tejet interesante mbi jeten e Virginia Woolf, kesaj shkrimtareje te madhe dhe ketij personaliteti te spikatur te feminizmit te shekullit te XX.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Shtepia e Librit | |
| ISBN | 9789928445698 | |
Flush ishte një qen i racës spaniel kuqalash qimegjatë-veshërënë që i përkiste poetes së shekullit të nëntëmbëdhjetë Elizabeth Barrett Browning.
Virginia Woolf mësoi mbi të nga letrat e dashurisë që Elizabeth i shkroi bashkëshortit të saj të ardhshëm, poetit Robert Browning, dhe gjeti se “portreti i qenit të tyre më bëri mua të qeshja aq shumë, sa nuk i rezistova dot tundimit ta ktheja atë në jetë.”
“Biografia” që u realizua kombinon përshkrimin plot fantazi dhe ndjenja me komentet e mprehta shoqërore dhe sjell për lexuesin humorin aspak sentimentalist të Woolf.
Ne shohim Flushin si një të besuar të Elizabeth në krevatin e saj të sëmundjes në rrugën Uimpull dhe xhelozinë e tij ndaj vizitave që i bënte në shtëpi Robert Browning, për të vijuar me arratinë e dashnorëve për një jetë të re në Itali.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 176 |
| ISBN | 9789928445698 |
| Titulli origjinal | Flush, a biography |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | GJERGJ EREBARA |
Natë e ditë paraqet kontrastet midis jetëve të përditshme dhe lidhjeve romantike të dy grave. Romani analizon raportet midis dashurisë, martesës, lumturisë dhe suksesit.
Virginia Woolf i tërheq vëmendjen mjeshtërisht lexuesit për ndryshimet, si njerëzit e mendojnë dhe e trajtojnë njëri - tjetrin, duke sjellë në mënyrë brilante ndjeshmërinë e kohës kur është shkruar ky libër, përmes syve të karaktereve të këtij romani, mbase ndjeshmërinë e vetë jetës së saj.
Virginia Woolf vazhdon të mbetet edhe sot si një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë. Libri i saj "Një dhomë më vete", hyn në ato traktate që sollën ndryshime në emancipimin e gruas, dhe rolin e saj në shoqëri. "Që një grua të shkruajë letërsi, duhet të ketë para dhe një dhomë më vete", shkruan Woolf.
Një roman i krijuar për të vëzhguar dhe përshkruar me imtësi shpirtin njerëzor, të gjitha ato grimca të panumërta që sulmojnë përditë vetëdijen. Mungon prania e një tregimtari të kudondodhur dhe përshkrues i detajeve. Duket sikur personazhet jetojnë në një botë të rrëmujshme, të rrethuar nga njerëz, por edhe nga vetmia e tyre…
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
Kjo është një nga esetë kyçe për të kuptuar feminizmin e Woolf dhe botën në të cilën ne jetojmë sot. Tri monedhat e arit vjen në shqip për herë të parë.
Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj "më të vështirë dhe më kompleks".
With an Introduction and Notes by Dr Nicola Bradbury, University of Reading. This simple and haunting story captures the transcience of life and its surrounding emotions. To the Lighthouse is the most autobiographical of Virginia Woolf's novels. It is based on her own early experiences, and while it touches on childhood and children's perceptions and...
Virginia Woolf's singular technique in Mrs Dalloway heralds a break with the traditional novel form and reflects a genuine humanity and a concern with the experiences that both enrich and stultify existence. Society hostess, Clarissa Dalloway is giving a party.