Viti 2017 do të mbahet mend për...
Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar
Çfarë i ndodh një familjeje kur lind një fëmijë me handikap? Si reagon familja, miqtë, mjekët, njerëzit? Po babai, nëna dhe vëllai? Siç sugjeron edhe titulli, fëmijët me aftësi të kufizuara lindin dy herë: së pari, i sheh të papërgatitur për botën, dhe, së dyti, iu ndodh një rilindje duke i besuar dashurisë dhe inteligjencës së të tjerëve. Libri është një...
Një seri vrasjesh të mistershme, ndodhin njëra pas tjetrës, në një fshat të vogël pranë Londrës. Shumë hipoteza hidhen dhe shumë kërkime bëhen. Të gjitha sillen rreth një manastiri, ku ndodhin ngjarje të kobshme. Jo më kot, njerëzit e quanin Manastiri i nëmur.
Çfarë do të bënit sikur, mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës, të zbulonit se burri ju tradhëton? Por ka edhe më pasi tju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë. Duket si një makth që të lë pa frymë, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës
Flavia dë Ljus, heroina e serisë, është një zonjushë njëmbëdhjetëvjeçare e pasionuar pas kimisë dhe e tërhequr nga helmet. I intereson sidomos arseniku dhe antidotet e tij. Por, mbi të gjitha, rend gjithnjë pas ndodhive të reja dhe ngulmon të jetë e pranishme kudo. Ajo është mbresëlënëse si heruese dhe magjepsëse si shkencëtare e marrë, me instikte të...
Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat.
Një guidë e thjeshtë për t'u lidhur me të dashurit në anën tjetër
Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
Ky është libri më i lexuar në komunitetin më të madh në botë të librit, Goodreads. U shpall më i miri gjatë vitit 2010 nga lexuesit e Amazon dhe “The New York Times”. Lexojeni se do ta gjeni veten në çdo faqe. Dhe nëse ia rekomandoni një miku, ai do t’iu jetë përherë mirënjohës për kohën që do të kalojë në faqet e romanit
Shkrimet kritike të James Joyce-it prekin çështje nga më të ndryshmet: estetika, roli i shtypit, censura, historia e kulturës irlandeze, letërsia dhe perandoria e Anglisë. Këto shkrime përfshijnë artikuj gazetash, recensione, leksione, si dhe ese propagandistike.
Autori i ka kushtuar kohë studimeve të ligjërimit nacionalist në Shqipëri, për ta sjellë së fundmi edhe në një libër. Profesori i Universitetit të Tiranës e sheh kombin si vizion që duhet të kenë përpara shtetet shqiptare.
Osip Mandelstam është një nga poetët më të mëdhenj të letërsisë ruse të Shekullit të XX. Ardhja në shqip e kësaj vepre poetike, me përkthimin e spikatur të Agron Tufën, sjell një përmasë të re të fuqisë dhe botës poetike të autorit që shënoi një disidencë të fortë ndaj parimeve socrealiste në Rusi. Tristia është një përmbledhje me poezi që vjen me forcën...
Do të mundet Kasandra të provojë se nuk gënjen? Kasandra është e vendosur të ndihmojë njerëzit të ndjekin fatin e tyre, por askush nuk i beson profecitë e saj. Atë, madje, as nuk e lejojnë të shkruajë fatet që mbajnë brenda biskotat e shitura nga Furra e Orakullit e familjes. E vendosur të provojë të kundërtën - dhe t'u japë një mësim të mirë disa...
Spanjishtja e re pa mundim e Assimil është bashkëkohore. Gramatika paraqitet në mënyrë thelbësore, bazuar në shënimet e veçuara. Ato ju çojnë në studimin e strukturuar të gjuhës, sidomos duke u përfshirë edhe mësimi përsëritës, që zhvillojet gjithnjë pas gjashtë mësimesh. Mësimet përsëritëse janë më të ngjeshura, mjaft të vlefshme, japin gjithmonë një...
Ky libër përmban shkrime të përzgjedhura plot sqimë nga gazetarja Valbona Sulçe, me një këndvështrim origjinal, qasje antikonfirmiste dhe qytetare për fenomentet e jetës së përditshme në Shqipëri.
Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së...
Ky është teksti bazë, më i plotë i Fonetikës Historike, i shkruar nga një profesor dhe ekspert fushe, pas kërkimeve shumëvjeçare në fushën e fonetikës së shqipe
Leximi i librit është njësoj si të endesh nëpër pyje... Në një mënyrë më prozaike ato mund të quhen në fakt Si të bëhesh lexues i mirë..." Los Angelos Times Book Review "Erudit, me vështrim të gjerë dhe humor të thellë... Shembujt letrarë të Eco-s fillojnë nga Dantja te Dumaja, nga Sterne te Spillane. Teksti është emocionues për mendimin, shpesh komik,...
Teoria e shoqërisë: një teori që përdor njohuritë më komplekse të mendimit bashkëkohor për të përshkruar shoqërinë si sistem universal i komunikimit. Një teori që bëhet gjithnjë e më shumë aktuale dhe ngjall një interes gjithnjë e metë lartë në Europë, në Amerikë e në vendet aziatike
Një libër i shkëlqyer mbi historinë tonë, që fillon me Shqipërinë e para Kongresit të Berlinit, luftën për autonomi, Luftën I Botërore, çështjen Adriatike etj., e deri në ngritjen e mbretërisë shqiptare.
Romani Todo Modo (Me çdo mënyrë) është përshëndetur që në fillim si një nga kryeveprat e autorit dhe të letërsisë italiane, dhe është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Romani Konteksti u botua më 1971 (por qe shkruar shumë më parë sesa të ndodhte vrasja e Skaliones, prokuror i Republikës).
E përkthyer në 10 gjuhë të Europës, Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.
Ky libër është botuar e ribotuar në Greqi mbi 10 herë! Sepse di të sjellë raportet nuse vjehrra. Mos vallë është një manual mirësjellje dhe etike midis brezave brenda familjes?
Tezat e lashtësisë së shqiponjës dykrenare, emblemë dhe simbol i Flamurit të kombi tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.
Një libër biografik i cili na tregon më shumë mbi jetën e shkrimtarit të famshëm francez, Viktor Hugo.
Në këtë libër me esse autori u kushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve që lypset të ndërtojë shteti dhe politika shqiptare me vendet fqinje në veçanti dhe ato të rajonit në përgjithësi në suazë të konteksteve të krijuara pas viteve nëntëdhjetë.
Vitet e Tony Blair lexoni ndonjëherë. Nxjerrë nga ditarët e përditshëm të Alaistar Campbell-it, japin një grafik të ngjitjes së Labursites së Re, dhe vitet e trazuara të lidershipit të Tony Blair-it, duke na dhënë dokumentin e parë të rëndësishëm të një dekade të paharrueshme në jetën britanike.
Në zhurmën e krizës më të financiare, e cila konsiderohet si më e madhja që nga periudha e Depresionit të Madh dhe që krijoi "rrëmujë" të madhe në debatin publik të vendit tonë, sesa realisht pati efekt mbi ekonominë, vjen edhe ky punim i këndshëm i Dr. Selami Xhepës.
Për herë të parë të mbledhura në një vëllim, disa nga skicat e fejtonet e mprehta që Greblleshi i nënshkruante me pseudonimin Liu Cakut në gazetat tiranase të kohës së okupacionit italian, me skica e vinjeta të vizatuara nga shoku i tij Ibrahim Kodra.
Ky libër është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ai nuk është i rëndësishëm vetëm për atë që shkruan, por edhe për atë që nuk kanë shkruar autorët e tjerë në këtë fushë. Në këtë libër Elez Biberaj ka dhënë mirë atmosferën e kulturës politike shqiptare midis partive. Por vlera më e madhe e...