Vitet me Tony Blair, ditari i zedhenesit te kryeministrit britanik Shiko më të madhe

Vitet me Tony Blair, ditari i zedhenesit te kryeministrit britanik

Alastair Campbell UE0058

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Vitet e Tony Blair lexoni ndonjëherë. Nxjerrë nga ditarët e përditshëm të Alaistar Campbell-it, japin një grafik të ngjitjes së Labursites së Re, dhe vitet e trazuara të lidershipit të Tony Blair-it, duke na dhënë dokumentin e parë të rëndësishëm të një dekade të paharrueshme në jetën britanike.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639792

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Këtu gjenden ngjarjet përkufizuese të kohës sonë, që nga ri-shpikja e Laburistes, e deri te lufta kundër Terrorit; nga vdekja e Diana-s te paqja në Irlandën e Veriut; nga Kosova, Afganistani dhe Iraku e deri te Komisioni Hetimor Hutton i 2003-it, vit kur Campbell-i dha dorëheqjen. Por, mbi të gjitha, këtu gjeni Tony Blair-in e parë nga afër, duke marrë vendime që ndikuan në jetët e miliona njerëzve, nën trusni të pafund dhe të egër. Shpesh i përshkruar si figura e dytë më e rëndësishme në Britani, Alastair Campbell-i është i njohur për kontroversialitetin. I frikshëm dhe i admirueshëm në të njëjtën masë, i urryer prej cave, ai ishte lojtar kyç në themelimin e Laburistes së Re dhe fitores elektorale sensacionale të vitit 1997. Si drejtor komunikimi, strateg dhe i besuar i Blair-it, Campbell-i kaloi më shumë orë pune më Kryeministrin se çdokush tjetër. Ditarët e tij-nganjëherë egërsisht të drejtpërdrejtë, shpesh gazmorë, gjithnjë bindës-e çojnë lexuesin në zemër të qeverisë. Vitet e Tony Blair është një histori e politikës ndërkohë që ndodh, e progresit dhe ngecjeve, e reputacioneve të ndërtuara e të shkërmoqura, nën përimtimin e pashtershëm të medias 24 orëshe. Rrëfyer pa dorashka, pasqyron krizat dhe skandalet, përplasjet dhe dorëheqjet, uljet e ngritjet e politikës vullkanike britanike. Por, përveç ngjarjeve të mëdha, ka edhe thellime e vëzhgime që e bëjnë këtë libër një portretizim të paharrueshëm njerëzor të disa prej njerëzve më të fuqishëm në botë. Nuk ka pasur kurrë më parë një libër kaq gozhdues rreth jetës në majë të botës, apo një libër njerëzor për politikën, treguar nga një njeri që ishte dëshmitar i gjithçkaje.

Të dhëna

Faqe842
ISBN9789995639792
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAlfred Lela