Mësoni të jetoni u bë shpejt një sukses dhe bestseller i madh. Ky libër pionier tani po botohet në shumë vende të botës, në dymbëdhjetë gjuhë deri tash.
Në të vërtetë, ekzistojnë katër stinë të vitit me karakteristikat e tyre të veçanta, por janë edhe katër stinë të tjera që gjenden në shpirtrat e njerëzve, stinë të cilat pavarësisht se ç'kohë bën jashtë, ndjesia jonë e brendshme është e ndryshme. Ndodh që të kemi dimër në pranverë, vjeshtë në verë e pranverë në dimër. Ndodh që shpirti ynë përjeton të...
Ky set me tre vëllime, i përgatitur nga diplomati dhe studiuesi Mal Berisha, përmban një biografi të thelluar të jetës dhe veprimtarisë së misionarit Charles Telford Erickson, themelues i shkollave amerikane në Shqipëri; dhe dy vëllimet studimore të Ericksonit, “Shqiptarët – enigma e Ballkanit”.
Nje roman i fuqishem per marredheniet mes burrit dhe gruas, nje sfide per martesen dhe pasionet e qenies njerezore dhe nje sprove per fuqine e dashurise
Giulia Besa vjen me nje tjeter roman te shkelqyer ne gjuhen shqipe, - i perkthyer mjeshtrisht nga Erion Gjatolli, ku protagoniste jane dy vajza, - binjake. Jeta e vajzave, sekretet e tyre, dashurite dhe perplasjet e medha, - por edhe raportet tejet te nderlikuara me njera – tjetren vijne ne kete roman qe do ta pelqejne lexuesit ne moshe te re
Një roman prekës dhe i paparashikueshëm, që do t'ju hyjë në zemër. Një takim i rastësishëm, një miqësi që do të zgjasë jetë e mot, një përballje me përvoja që të ndryshojnë kryekëput.
Nje tjeter liber nga seria fantastike e Konit te autorit Dagmar Hoßfeld vjen ne shqip: Kesaj radhe ka shume surpriza me personazhet tona: Të katërta shoqet marrin mësime hipizimi dhe kalojnë shumë kohë duke kalëruar përgjatë bregdetit. Por.., papritmas, ato bëhen pjesë e një trilleri të vërtetë me kuaj… Çfarë ndodhi vallë?
Leksione mbi Harresën niset nga dëshira njerëzore për të harruar kujtimet e hidhura dhe na skicon një portret të jetës moderne, duke ironizuar premtimet e saj për lumturi në këmbim të parave.
Me anë të vizatimeve, fëmijët shfaqin ndjenjat e tyre të vërteta, të cilat, në këtë libër, lexuesi do të mësojë se si t’i interpretojë.
Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
Biblioteka e letërsisë shqipe, si tërësi tekstuale e intertekstuale, na dëshmon kontakte dhe shkëmbime të pareshtura me kultura, letërsi, dukuri letrare, drejtime, poetika, vepra e autorë të letërsisë botërore. Një vështrim sado i shpejtë në zhvillimet dhe proceset letrare shqipe, na lejon të pohojmë se kjo marrëdhënie sistemike me letërsinë botërore, në...
Një histori vetëm me një fjali. Një rrëfim plot humor e me gabime, në kuptime e në ilustrime, plot me fjalë ngatërreshtare, nga të cilat fëmijët do të gjejnë të saktën fare.
Ky libër përmban lloj-lloj historish me princesha dhe jo pak, por janë 26 të tilla. Shoqëruar me ilustrime, nuk ka si të mos jenë më të bukurat. Këtu do të gjeni princesha klasike, por edhe princesha të ditëve tona, princesha zemërmira, tekanjoze, çapkëne, bukuroshe… Këtu është princeshë Firifiu, princeshë Poleta, princeshë Sherazadja, princeshë Zeli,...
“Jehonat e Parisit” janë një dokument me interes të madh që mbulon një aspekt të romancierit luzitan të panjohur deri më sot nga publiku i gjuhës kastilajne. Eça është një shtegtar me kulturë të gjerë, që zotëron si askush tjetër mjetet e ironisë.
Visar Zhiti dhe Fatos Lubonja jane dy perfaqesuesit e spikatur te letersise se kujteses, - asaj letersie qe eshte shkruar ne kushte te pazakonta, - prandaj ne kemi perzgjedhur dy librat e fundit te shkruar nga keta autore per t’i bere si set per ata qe duan te njohin boten e intelektualit te burgosur ne qeli gjate sistemit komunist dhe fuqine reflektuese...
"Djaloshi i Rikshës" është ndër romanet më prekëse dhe të suksesshme shkruar nga një prej autorëve më prodhimtarë të letërsisë moderne kineze. Lao She shquhet për portretizimin e gjallë të personazheve, si dhe për një mënyrë dinamike dhe thumbuese në stilin e tij shumë tërheqës.
Kjo seri e thrillerit politik e shkruar nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe mjeshtri i romaneve mister & thriller, James Patterson, vjen se fundi ne shqip permes Argeta LMG permes dy vellimeve: Presidenti eshte zhdukur dhe Vajza e presidentit, - dy bestseller-a absolute ne te gjithe boten. Ne i kemi propozuar si set per dhurate per te...
Pasi perfundoi ditën e parë të punës, Nina shkoi të blinte një akullore në "Dyqanin e vogël të maktheve". Por aty ndeshi një vampir - pa dhembë! Nina vendos ta ndihmojë vampirin Lukas që t'i gjejë dhëmbët në dyqanin e zotit Kuk. Por, kushedi për ç'arsye, asnjë nga dhëmbët e vampirit nuk duket gjëkundi. Mos vallë dikush i ka fshehur me qëllim?! "Misteri i...
Kur Nina, vajza nëntëvjeçare, hyn në "Dyqanin e vogël të maktheve", me endrrën dhe shpresën për të gjetur një vend pune, përballet me një pamje të çuditshme: pronari, zoti Kuk, po përpelitet në dysheme, duke mbajtur barkun me dorë nga të qeshurat. Menjëherë i vjen në ndihmë fantazma e quajtur Padi dhe së bashku fillojnë të kërkojnë pudrën jogudulisëse për...
Vetëbesimi është një çështje aq qendrore në ekzistencat tona, sa s’mund të jetë objekt i vetëm një disipline. Për t’ia kuptuar zemrekët, s’duhet të kërkojmë ta studiojmë në një laborator, por ta vëzhgojmë në jetën e vërtetë, ta shohim duke u lindur dhe rritur, t’ia përqafojmë ritmin dhe t’ia ndjekim lëvizjet, ngurrimet dhe rrëmbimet, t’i vrapojmë përbri...
Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
Një esse për jetën, artin dhe “humorin” e shqiptarëve para dhe pas vitit ‘90
“Imaret” nuk është thjesht një tjetër roman historik, por pasqyra e një shoqërie, në një periudhë të plotë që vjen në jetë në një mënyrë unike, duke portretizuar paragjykimin së bashku me aventurën, aksionin, dashurinë, situatat komike dhe tragjike.
“Fjala e fundit e Sokrat Bubës” i autorit Thanas Medi është një roman që nuk lexohet, por shikohet si një film.
“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një...
Ne kete set kemi sjelle dy romane per te gjithe lexuesit e pasionuar pas Anna Premolit, mbretereshes se romances italiane: “Dashuri dhe telashe” dhe “Shume dashuri per asgje” jane dy romanet me te fundit qe ka hedhur ne qarkullim shtepia botuese Bota Shqiptare
Libri i Plokhy-t, me hulumtime të imtësishme, hedh dritë mbi vrasjet e vazhdueshme politike, të kryera nga regjimi sovjetik, edhe pas vdekjes së Stalinit, në vendet e huaja. Një vepër e mrekullueshme si për studiuesit, ashtu edhe per fansat e romaneve me spiunazh."
Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka "diçka të kalbur", duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.
Një përmbledhje përzgjedhëse e prozës sime të shkurtë, kryesisht parabola, gjatë tridhjetë viteve krijimtari letrare. Me përjashtim të ndonjë korrektimi gjuhësor, prozat nuk janë prekur, duke ruajtur kështu gjurmët dhe ndjeshmërinë e kohës kur janë shkruar.
Bashkohuni me andin dhe Terrin në shtëpinë e tyre mahnitëse 39-katëshe në pemë! Kërceni në trampolinën më të lartë në botë, bëni dolli me pufka në një vullkan aktiv, notoni në ujëvarën e ccokollatës, përkëdhelni këlyshët e dinozaurëve, përplasuni me një Fecckator, bëni kërcimin më të mirë në pistën e vallëzimit, fluturoni me një karrige rrotulluese, hipni...