I ri Djaloshi i Rikshes Shiko më të madhe

Djaloshi i Rikshes

A-007650

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Djaloshi i Rikshës" është ndër romanet më prekëse dhe të suksesshme shkruar nga një prej autorëve më prodhimtarë të letërsisë moderne kineze. Lao She shquhet për portretizimin e gjallë të personazheve, si dhe për një mënyrë dinamike dhe thumbuese në stilin e tij shumë tërheqës.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366009

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

"Djaloshi i Rikshës" është roman klasik i Kinës moderne, shkruar nga autori i famshëm Lao She gjatë viteve 1930. Historia ka në qendër jetën e një djali me rikshë, të sinqertë dhe punëtor, Xiangzi, që vuan shtypjen mizore, e zakonshme për të varfrit në Pekinin "e vjetër". Duke qenë i ri, i fortë dhe me vetëbesim, Xiangzi përpiqet të kursejë para për të blerë një rikshë të vetën, që të punojë me të dhe jo të keqtrajtohet nga ata që zotërojnë dhe japin me qira riksha. Ai fillon të ndërtojë një jetë të mirë për veten, kur gruaja me të cilën martohet e ndihmon të blejë një rikshë. Jeta e tij merr një kthesë tragjike kur i vdes e shoqja dhe ai detyrohet ta shesë rikshën për të shlyer borxhet. Xiangzi është shembulli domethënës i shtypjes së klasës punëtore të Kinës nga një sistem i korruptuar. Romani mbështetet në njohjen e drejtpërdrejtë të autorit për gjendjen e vështirë të njerëzve, si protagonisti i romanit, djaloshi i rikshës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe259
ISBN9789928366009
Viti i Botimit2021
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiKujtim Ymeri