I ri Ngjizja e papërlyeme Shiko më të madhe

Ngjizja e paperlyeme

Agron Tufa A-001208

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i skllavërimit të plotë të individit.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354280

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër


Në qendër të tetralogjisë është fati tragjik i aktores së re, Ljuba Borisovna, së cilës i pushkatojnë të shoqin inxhinier-gjeolog: ai ka shkruar një roman autobiografik “armiqësor”, dorëshkrimin e të cilit Ljuba e gatuan dhe e ha në kushtet e një tronditjeje të madhe dhe prej të cilit, paradoksalisht, mbetet shtatzënë.

Shteti komunist nuk mund ta pranojë ekzistencën e rrezikshme të një mrekullie të tillë, të pashpjegueshme, në kulmin e propagandës kundër besimeve fetare.

Partia ngarkon Sigurimin me rrjetin e agjentëve dhe informatorëve për të hetuar, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, porosit raporte shkencore ekspertësh të gjenetikës rreth kësaj dukurie të mbinatyrshme.

Hetimet vazhdojnë... një shkrimtar i ri i talentuar, Samuil Ismari, përpiqet të gjejë sekretin e mbijetesës si artist dhe të kthjellojë dilemat hamletiane, personazhe të tjera faustiane, si Nesho Dragoi, kolonel Zeno e Viktor Sallaku, hyjnë në kontratë me të keqen, qarqet krijuese diskutojnë rreth këtij misteri të shtatzënisë, ndërkaq që ligjet shpërfillëse të natyrës japin frytin e saj: lind fëmija i ngjizjes së papërlyeme, Romani, përmes të cilit, në ditët tona tashmë, shkarkohet dhe rrëfimi i këtyre historive.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe736
ISBN9789928354280
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori