Robert Harris A-008531
Libër i ri
Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një udhërrëfyes se si funksionon politika, ajo e Romës së lashtë, por më së shumti, kjo e kohës sonë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Papirus | |
| ISBN | 9789928325167 | |
Një orator, një sociopat, një oligark, një pasunar i pacipë që merr përsipër të flasë për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që po transformohet brenda natës nga pasuritë e pabesueshme të akumuluara në grabitjen e vendeve të tjera. Pasuria sjell babëzi, babëzia sjell epsh, epshi sjell gjithëfarëlloj krimesh.
Ndërsa trilogjia mbi jetën e Ciceronit, Imperium, Lustrum dhe Diktatori përkthehej në shqip, një prej lexuesve vriste mendjen nëse përkthimi i këtyre librave do të ishte një gjë e mirë apo një gjë e keqe për vendin. E keqe, në kuptimin që çdo politikan mund të mësojë hiletë e politikës më të pacipë dhe çdo idealist mund të zhgënjehet me fatin që patën të gjithë idealistët e asaj përplasjeje të pamëshirshme që ndodhi dy mijë vjet më parë mes politikës së fjalës dhe politikës së dhunës.
| ISBN | 9789928325167 |
| Titulli origjinal | Lustrum |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Gjergj Erebara |
| Roman | Sagë&Histori |
IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen.