Pranvere ne Dhjetor Shiko më të madhe

Pranvere ne Dhjetor

Fabiola Marku A-000586

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në të vërtetë, ekzistojnë katër stinë të vitit me karakteristikat e tyre të veçanta, por janë edhe katër stinë të tjera që gjenden në shpirtrat e njerëzve, stinë të cilat pavarësisht se ç'kohë bën jashtë, ndjesia jonë e brendshme është e ndryshme. Ndodh që të kemi dimër në pranverë, vjeshtë në verë e pranverë në dimër. Ndodh që shpirti ynë përjeton të dridhura në mes të korrikut e zagushi në mes të dhjetorit. Njeriu nuk ndien të ftohtë nga temperaturat e ulëta, as nga dëbora e rënë, as nga ngricat që pushtojnë tokën. Njeriu ndien të ftohtë nga ftohtësia e atyre që e rrethojnë, nga sjellja e qëndrimi përbuzës i më të dashurve, nga shpina e të tjerëve në çastet e tua më të vështira, nga ndarja e krijuar e cila ia kalon edhe murit më të lartë në botë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ADA
ISBN9789928326805

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky mur krijon akullnaja gjigande e Antarkdidë moderne.

Nuk është e lehtë që njeriu ta kapërcejë këtë ftohtësi shpirti, as të shkrijë akullnajat e ngritura, as të përballet me realitetin që e vret, as të sfidojë dhimbjen që e pushtoi. Ndonjëherë të duket sikur nuk ekzistojnë katër stinë, por veç dimër, sikur nuk do të çelin më lule brenda qenies sate e sikur toka do të qëndrojë në vendnumëro, sikur njerëzit e dashur që të rrethojnë do të të shohin gjithmonë ftohtë e si të huaj, sikur kotësia brenda teje nuk do të mbyllet kurrë. Mendon dhe beson se jeta me ty ka luajtur, se njerëzit nuk të deshën, se dashurinë nuk ishte e thënë ta shijoje ndonjëherë, se thellësia e shpirtit tënd do të përthithë veç trishtim, dhimbje, sfida e disfata. Në buzët e tua nuk do të ketë më buzëqeshje, në sytë e tu nuk do të shihet më lumturia, në botën tënde të brendshme nuk do të çelin më lule sepse bora e acari kanë zënë vend.

Po fati ka rezervuar diçka të bukur për ty, një shkak për t'u ngritur në këmbë, një arsye për të ecur përpara, një qenie tjetër për të mbushur zbrazëtinë e qenies sate.

Në një rrotullim 360° ti do të bëhesh me krahë dhe do të përjetosh ndjesinë dhe lumturinë më të madhe që mund të përjetojë një grua...

- Nga Alma Pire

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe176
ISBN9789928326805
RedaktoriAlma Pire
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë