Ja familja ime! Shiko më të madhe

Ja familja ime!

Evi Crotti, Alberto Magni A-007301

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me anë të vizatimeve, fëmijët shfaqin ndjenjat e tyre të vërteta, të cilat, në këtë libër, lexuesi do të mësojë se si t’i interpretojë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS
ISBN9789928356321

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Familja nuk është një tablo e përsosur, por as siç mund të mendojë dikush, një vend inatesh e tensionesh të pafundme. Përkundrazi, ajo është një grup i vogël shoqëror, nga ku burojnë emocionet e sinqerta, bashkëveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirëkuptimi reciprok dhe durimi, të cilat shpesh janë të vështira për t’u arritur.

Nga kjo përzierje emocionesh, që është e pranishme në çdo familje, fëmijët janë ata që preken më shumë. Ata reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj gjendjeve familjare pozitive apo negative.

Evi Crotti, psikopedagoge dhe gazetare, ka themeluar dhe drejton shkollën e grafologjisë “Nuovo Centro di Ricerche Crotti” në Milano. Ka shkruar shumë artikuj për raportin ndërmjet shkrimit dhe psikologjisë nëpër gazeta e revista të ndryshme.

Alberto Magni është mjek dhe psikoterapist, konsulent grafoteknik, i cili bashkëpunon me “Nuovo Centro di Ricerche Crotti” në aspektet klinike të aktiviteteve psiko- grafo-diagnostike.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe112
ISBN9789928356321
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMatilda Vora