Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
Dy përrallëza me dritare që u zhvillojnë vogëlushëve aftësinë vëzhguese.
Nëse doni ti largoni lehtësisht mendimet negative që iu vijnë rëndon në kokë gjatë përditshmërisë, dhe të nisni rrugëtimin e harmonisë, nuk ka këshilltar më të mirë sesa Richard Carlson. Ai është një nga këshilluesit dhe motivuesit më të besuar të miliona amerikanëve dhe të lexuesve të tjerë në mbarë botën....
Pesë përralla të mrekullueshme dhe argëtuese, shkruar kryesisht për të rriturit, që t'ua tregojnë fëmijëve para gjumit e të nxitin dëshirën e tyre për të lexuar.
Gjithçka ndodhi, sepse dadoja e Lolës nuk mund të vinte atë natë... dhe Tomi, vëllai i madh që duhej të kujdesej për të, donte të shkonte patjetër në një festë te një shok dhe I gënjeu prindërit, duke e marrë edhe Lolën me vete...
Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, që luftoi kundër pushtimit osman për pesë shekuj më radhë. Jeta, betejat, fitoret, trimëria dhe zgjuarsia e heroit janë pasqyruar me mjeshtëri në këtë libër.
Me këtë përmbledhje të veçantë ngjyrosjesh të koduara, vogëlushët mësojnë duke u zbavitur. Ngjan vërtet si një lojë fëmijësh! Tabela e kodeve në çdo ilustrim e ndihmon fëmijën që të kuptojë se cilën ngjyrë duhet të përdorë dhe ku. Kështu, duke u argëtuar, merr njohuritë e para për numrat, format, ngjyrat dhe veprimtari të tjera. "
"Aldini, arushi magjik : Buzë përroit, në Pyllin e Magjepsur, na jetonte Aldini, një arush i këndshëm, që ëndërronte të bëhej Magjistar i Madh."
Në korrik të vitit 1895, Sherlok Holmsi dhe Dr. Uatsoni marrin një letër nga hajduti legendar francez Arsen Lupen. Lupeni kërcënon të vjedhë pesë nga thesaret me të çmuara të Anglisë me shpresën për të përçmuar "kotësinë" e anglezve dhe lë një enigmë që përmban informacione se cili do të jetë krimi i tij i parë."
Romani Tirza shënon një pikë të lartë në krijimtarinë ende në zhvillim të Arnon Grunbergut, me këtë histori tronditëse dhe mjeshtërore të një burri që kërkon shëlbim. Një libër për paranojën sociale, për ata që kanë humbur çdo siguri në jetë dhe prandaj i frikësohen së keqes nga jashtë, pa e njohur të keqen brenda.
Intim, i fuqishëm dhe frymëzues, libri “Historia e jetës sime” zbulon thelbin e njërës prej grave më të shquara të kohës sonë dhe procesin sfidues mes të cilit ajo mundi të përcaktonte dhe të gjente veten – si grua dhe si një figurë mbresëlënëse në politikën amerikane.
Eshtë një nga romanët më të bukur historik të shkruar vitet e fundit, nga historiani dhe shkrimtari i njohur anglez Jason Goodwin, tashmë mund të lexohet edhe në shqip nga shtëpia botuese Saras, nën përkthimin e Fari Laçkës.
Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.
Ky është një “pseudo-roman” sepse të tillë e konsideron autori, ku ngjarjet zhvillohen në vitin 2021, në një shtrat të largët dhe të huaj, - ftohtë nga emrat e ditës, një rrëfim për letërsinë, frojdizmin, erosin dhe turpin. “Po shkoj të kap Enisin” është një thriller, një histori dashurie ku një inspektore policie e bukur dashurohet me keqbërësin, i cili...
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60...
Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielle-s, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.
Ky botim, bashkëudhëtar i "Libri i Trupit të Vajzave", bën radiografinë e ndjenjave tuaja të brendshme, nëse je e lumtur, e trishtuar, e inatosur, e stresuar, e ngacmuar, e frikësuar ose e kënaqur për recetat që ke marrë rreth dilemave si ta bëj këtë ose atë.
Që kur është hedhur në qarkullim në SHBA në majin e vitit 2014 u bë bestseller në një kohë rekord. Autorët e Gjinekonomia të ndihmojnë në mënyrën sesi duhet parë botën, duke ekspozuar anën e fshehur të çdo gjëje.
Në romanin "Lulja e kujtimit" përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhës së përpjekjeve për t’u çliruar nga zgjedha turke dhe influencws greke, që ishte një pengesw serioze për lëvizjen kombëtare. Në këtë roman gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këto të fundit.
Aspekte të Femërores ofron një gamë artikujsh dhe ekstraktesh nga shkrimet e Jungut mbi martesën, Erosin, nënën, vajzën dhe konceptin anima/animus, i cili është qendror në teorinë e tij të strukturës së personalitetit.
Ky është Ditari i një vajze peshkope, i cili të bën për të qeshur. Romani vazhdon me serinë e tretë të tij, me shumë aventura dhe skena, të cilat, teksa do ti lexoni, do të mbani barkun me dorë....
Në këtë libër klasik trajtohet gjerësisht historia e ekonomisë që nga periudha parahistorike e deri në ditët tona, si dhe hulumtohet pabarazia e shpërndarjes së pasurisë midis shteteve të ndryshme. Në këtë botim të katërt të përditësuar, Histori e ekonomisë botërore, pasqyrohen qartë ndryshimet rrënjësore në ekonominë botërore.
Si ta gjeni mashkullin e vërtetë dhe t’i shmangeni jo të vërtetit...
Një tjetër libër me personazhet e preferuar të fëmijëve, Masha dhe ariu vjen per lexuesit e vegjel. Aventurat e çmendura të Mashës çamarroke dhe të ariut të duruar, do t’ju bëjnë të qeshni me lot.
Libri “Zonjat e para” na njeh me historitë e dhjetë grave të mrekullueshme, të cilat kanë lënë gjurmë në histori, si zonjat e para më të diskutuara, që prej vitit 1960. Kjo biografi në grup na ndihmon të kuptojmë çfarë ka ndodhur ndër vite pas dyerve të adresës më të fuqishme në botë. Autorja sjell një shikim të imtësishëm në jetën e zonjave të para të...
Në një nivel parësor, “Një tragjedi amerikane” është historia e korrupsionit dhe shkatërrimit të një njeriu, Clyde Griffiths, i cili humbet shpirtin e tij gjatë kërkimit dëshpërues të suksesit. Në një nivel më të thellë, akoma më të thellë, romani paraqet një portret të madh të shoqërisë vlerat e së cilës janë njëherësh si edhe ambicjet e kota të Clyde...
I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë.