Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese Dudaj

Shtëpia Botuese “Dudaj” u themelua më 25 janar 2001. Serioziteti në botime dhe përzgjedhja e kujdesshme e titujve, duke qenë në më të shumtën e herëve në bashkëkohësi edhe me botimet nëpër botë, bëri që ajo shume shpejt të dallohej dhe të renditej ndër shtëpitë botuese më prestigjioze shqiptare. Stafi i botimeve “Dudaj”, i përbërë nga profesionistë dhe përpiqet t’i sjellë lexuesit veprat më të rëndësishme botërore, ku përveç përkthimeve cilësore

për faqe
Shfaq 161 - 192 nga 616 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Përvoja na ka mësuar që shpesh njerëzve u mbetet hatri për një çast, por zemrave asnjëherë. Kjo sepse kodin e trokitjes së një zemre që e do dhe të do, e njeh vetëm zemra tjetër, ajo që ndoshta e ke lënë dhe pa gjumë! Mund të them me siguri se vargjet tek Selvi, nuk qëmtohen, nuk sajohen e kurdisen, por rrjedhin krejt logjikshëm.. Agim M. Doci

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 500 Lekë Në stok

    "Kur hyn në veprën e Kafkës, ke kaluar një prag që s'ka të bëjë më me jetën e përditshme, me njohuritë e tua historike, filozofike, psikologjike. Ti ke hyrë thjesht në botën e tij ashtu siç hyn bie fjala në botën e mitologjisë greke kur merr në duar një përmbledhje me mite të lashtësisë, ose sikurse lexon Dhiatën e Vjetër dhe të Re, por pa pjesët e tjera...

    1 500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Është një libër që përmban studime historike, kumtesa e artikuj. Në librin prej afro 300 faqesh, janë përfshirë shënime të karakterit historik si ai për fillimin e Mësonjtores Shqipe të Korçës, për kalendarët dhe interpretimin e tyre, për Kongresin e Kostandinopojës dhe alfabetin e gjuhës shqipe; kumtesat: kontributi i familjes Qirjazi në zhvillimin e...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Ky libër rrëfen historinë e një divorci, nga pikëvështrimi i një fëmije, Adrianit. Ai është një djalë gjashtëvjeçar, i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narracion spontan e plot ngjyra. Lexuesi do ta kuptojë qartazi, përtej informacionit me xixëllime...

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Deana ishte 18 vjec kur u martua me të bukurin francez, avokatin Marc-Edouard Duras. Tani, në moshën tridhjetë e shtatë vjecare ajo duhej të ishte e lumtur me Markun, shtëpinë elegante në San Francisko, dhe vajzën e tyre adoleshente Pilar. Por një verë i ndryshon të gjitha kur ajo kupton që martesa e saj e dështuar është një kurth prej së cilës dhuhet të...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet. Një roman famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    850 Lekë Në stok

    Miq dhe dashnorë të vjetër ribashkohen për një fundjavë në një shtëpi të rrënuar fshati, pas dy dekadash. Ato gërmojnë në kujtime të vjetra duke gjykuar secili sipas rrjedhës që jeta e tyre ka marrë që nga rinia. Por ky nuk është thjeshtë një ribashkim dhe bisedat e tyre për ditët e shkuara nuk janë thjeshtë rikujtime.

    850 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 300 Lekë Në stok
    I ri

    “Sekreti” zbuloi ligjin e tërheqjes. Fuqia më e madhe në univers është fuqia për të pasur çdo gjë që ti do. Një gjë mund të ndryshojë marrëdhëniet tuaja, paranë, shëndetin, kënaqësinë, karrierën dhe jetën. Jeta që ti do lëviz sipas Fuqisë.  Ata që kanë lexuar “Sekreti”, nuk do të mendojnë asnjë sekond më shumë dhe do të lexojnë rrufeshëm edhe “Fuqia”

    1 300 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Libri Gazetaria është një vepër standard për studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinj. Epërkthyer deri më sot në disa gjuhë, vjen tani edhe në gjuhën shipë. Ky libër ndërthur së bashku njohuritë mbi praktikën dhe shkencën e gazetarisë. Kërkesat që ka profesioni, gazetaria vetë si dhe marrëdhëniet me publikun shihen e analizohen si komponente të...

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Pjesë nga libri: Megi lexoi për të njëqindtën herë letrën që u kishte shkruar prindërve: -Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të...

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Sekreti më tronditës i dy mijëvjeçarëve të fundit Botimi i parë i Gjaku i Shenjtë dhe Graali i Shenjtë në vitin 1982, pra 35 vjet më parë, ndezi një stuhi mbarëbotërore kontradiktash, jehonash të cilat ende po kumbojnë në mbarë botën perëndimore.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Ogata Shingo shqetësohet gjatë ditës nga humbje të herë pas hershme të memories. Gjatë natës ai dëgjon një gjëmim të largët nga mali pranë shtëpisë, një zë që ai e lidh me vdekjen. Në mes janë marrëdhëniet që krijonin dikur jetën e Shingo-s më: me gruan e tij zhgënjyese, me djalin e tij mistrec dhe gruan e tij Kikuk. Jashtë kësaj rrjete të tejdukshme...

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Një novel me një stil të shkruari elegant dhe hipnotizues, Gjuha e fshehur e Luleve bashkon mrekullisht të shkuarën dhe të tashmen, duke krijuar një portret jetësor të një gruaje të paharrueshme, ku dhuntia e saj për të kuptuar gjuhën e luleve e ndihmon për të ndryshuar jetën e të tjerëve, ndërkohë që lufton për të kapërcyer të shkuarën e saj të trazuar.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok
    I ri

    Pasi takoi më në fund Markusin, babanë e tij të pakuptueshëm, dhe mori tri dhuratat që e konfirmuan atë si një shtrigan të rritur, Nathani vazhdon të rendë ende. Atij i duhet të gjejë mikun e tij, Gabrielin, dhe të shpëtojë Ana-Lizën, e cila ndërkaq ishte e burgosur në duart e shtrigës së zezë e të fuqishme, Merkurit. Por më së shumti atij i duhet të...

    1 100 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok
    I ri

    Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh.

    1 100 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 100 Lekë Në stok

    Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija – por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.

    1 100 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Në situatën e sotme me plot të panjohura, mesazhi kryesor i globalistikës filozofike për njeriun e sotëm dhe sidomos për brezat që do të vijnë duhet të jetë: pranoje tjetrin si veten tënde dhe projekto e mbro së bashku me të ardhmen, duke i dhënë asaj edhe status juridik, sepse pa besim reciprok nuk mund të ekzistojë asnjë lloj optimizmi racional për të...

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Guido Knopp rikthen vëmëndjen tek gratë e Hitlerit dhe rolin që ato luajtën në regjimin nazist. Mbështetur në fotografi të papublikuara më parë dhe në fjalët e miqve dhe kolegëve më të afërt të këtyre portreteve, Knoop risjell në vëmëndje një gjeneratë e cila me pak mungesë të kurajos, ju nënshtrua joshjes dhe dhunës.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Me lehtësi dhe ironi, Isabel Allende rievokon çaste të së shkuarës dhe ndalet në të tashmen për të na treguar arsyet e feminizmit të saj. Autorja niset nga origjina, nga fëmijëria dhe nga adoleshenca e saj, të kaluara në kornizën e një strukture të rreptë patriarkale.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Një roman që ka fituar çmimin Pulitzer, i autores me oringjinë bengaleze, Jumpa Lahiri, vjen për herë të parë para lexuesit shqiptar. Historia e dy vëllezërve që ndahen në dy botë të ndryshme, por që bashkohen sërish në momente kritike

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    850 Lekë Në stok

    Njëzetë vite pas Leo Kuik-un e ka braktisur gruaja duke e lënë ti rriste fëmijët i vetëm, ai merr një telefonatë që e informon se ajo ka vdekur. Ajo ka lënë një vajzë, Star, një fëmijë të tretë, babai i sëcilës është Leo. Me ardhjen e Starit në familje. fillojnë të shfaqen sërish ndjenja të plagosura, të varrosura prej kohësh, ndërsa secili nga pjesëtarët...

    850 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Kjo është historia fantastike e Henri DeTamble, një librar simpatik i cili në mënyrë të pavullnetshme udhëton nëpër kohë, si dhe e Klara Abshire, një artiste jeta e së cilës merr një kthesë të papritur. Marrëdhënia pasionante e të dyve vazhdon në detin e kohës dhe dy të dashuruarit gjenden në një kurth romantik të pamundur. Një vepër magjepsëse mbi fatin...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 600 Lekë Në stok

    David Grossman, është një shkrimtar izraelit, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë. Gruaja që i arratisej lajmit të keq, është një memorial për djalin e tij i cili u vra ndërsa shërbente në ushtri, edhe pse ai mbetet një kundërshtar i politikës së vendit të tij ndaj palestinezëve. David Grossman, kandidat për çmimin Nobel në Letërsi, është...

    1 600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Atiq Rahimi është autor franko-afgan, i cili ka fituar çmimin “Goncourt” 2008 me romanin “Guri i durimit”. Ky roman lexohet me një frymë, pasi sjell jo vetëm historitë e grave myslimane përballë pamundësisë për integrim, por njëherësh hyn thellë te ritet dhe zakonet afgane, te dhimbja dhe mistika e gurit që thith të gjitha të ligat dhe misteret derisa pëlcet

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Cilësuar nga shumë media online si USA TODAY, The New York Times e The Washington Post si ndjekësja kryesor e Stieg Larsson, Gurskalitesi është bestseller numër një i autores suedeze Läckberg dhe pjesë e listës së The Washington Post Librat që duhen patjetër për gjatë vitin 2013.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Luftërat nuk përfundojnë kurrë. Dhe për Herri Holin lufta sapo ka filluar. Një çështje të tillë rrok novela e krimit, e vlerësuar si më e mira në botë....

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Ky libër shënon një revolucion për femrën. Një kryengritje dhe një kërkim i rrallë i Elizabeth Gilbert sesi njeriu duhet të ngrihet sërish pas çdo dështimi dhe të kërkojë suksesin, e sigurisht edhe vetveten

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Këtu vazhdon historia e librit më të shitur tw New York Times Djalli vishet me Prada.Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën një milion vajza do të vrisnin për ta pasur punën me Miranda Prestlin te revista Runway një ëndërr që u shndërrua në makth.

  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Jo Nesbo vjen përsëri në shqip me librin e dytë të trilogjisë së tij. “Hakmarrja” është një trillër kompleks psikologjik që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një personazhi femër.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Ngjarjet e romanit Hana të Elvira Dones duket sikur nuk shkojnë përtej asaj çka mund ta quajmë historia e një burrneshe një procesi të dyfishtë transformimi të një qenieje njerëzore diku në Malësinë e Veriut.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
Shfaq 161 - 192 nga 616 libra