Fundjava Shiko më të madhe

Fundjava

Bernhard Schlink BD0186

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Miq dhe dashnorë të vjetër ribashkohen për një fundjavë në një shtëpi të rrënuar fshati, pas dy dekadash. Ato gërmojnë në kujtime të vjetra duke gjykuar secili sipas rrjedhës që jeta e tyre ka marrë që nga rinia. Por ky nuk është thjeshtë një ribashkim dhe bisedat e tyre për ditët e shkuara nuk janë thjeshtë rikujtime.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303465

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nga shkrimtari i «Leximtarit» Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave. Gazetari Hener, mësuesja Ilze, biznesmeni Ulrih me të shoqen dhe të bijën, Karina, peshkope e një kishe të vogël fshati, avokati Andreas të gjithë në njëfarë mënyre e kishin përkrahur dikur revolucionin. Po tanimë ata janë bërë pjesë e realitetit qytetar. Ata vijnë nga besnikëria, nostalgjia dhe kurioziteti. Kanë dëshirë ti japin këshilla Jorgut, ta ndihmojnë, por njëkohësisht të ruajnë edhe distancën. Por nuk arrijnë ti shmangen përballjes me biografinë, tu shmangen ëndrrave për jetën e tyre dhe gënjeshtrave. E shkuara zgjohet përsëri Një prozë e shkëlqyer dhe e thjeshtë. Schlink-u është një mjeshtër i gjuhës gjermane. Ai shkruan në mënyrë të qartë dhe me inteligjencë. Ekhard Fur/ Die Welt, Berlin Bernhard Schlink arrin ti mbrojë me shumë kujdes veprat e rralla të artit në letërsinë gjermane, kryesisht pa ia hequr lexuesit të drejtën e gjykimit moral; nëpërmjet një saktësie sugjestive të gjuhës, ia del të arrijë një shkallë shumë të lartë qartësie. Verner Fuld/ Focus, Munih Bernhard Schlink gjen pikat e dobëta të aktualitetit gjerman. Verena Auferman/ Süddeutsche Zeitung, Munih

Të dhëna

Faqe260
ISBN9789994303465
Viti i Botimit2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiIrena Nasi