I ri Mashtruesit financiare Shiko më të madhe

Mashtruesit financiare

Adrian Civici A-000826

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063106

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Në histori, ATA, të cilësuar si "mashtrues të medhenj financiare", si "mendje të ndritura" apo "gjeni të mashtrimit" janë të shumtë. Çdo kohë dhe çdo vend ka "përfaqësuesit" e tij të shquar. Ne format dhe mjetet që kanë përdorur për qellimet e tyre shpesh janë vlerësuar si "gjeniale". ATA kanë ditur të kuptojnë dobësitë e njerëzve përballë parave dhe dëshirës për fitime të shpejta e të lehta, përballë mungesës së kulturës monetare e financiare, i kanë dredhuar ligjeve dhe institucioneve, kanë joshur politikën dhe median, janë sjellë si menaxherë të vërtetë me "zemër të madhe" për të "ndihmuar" të varfrit dhe njerëzit në nevojë. Megjithëse shumica e tyre, kanë përfunduar në burg apo janë shkatëruar në gjithçka që zotëronin, megjithëse me mijëra apo miliona njerëz kanë humbur gjithçka si pasojë e mashtrimeve, megjithëse mjaft ligje e institucione janë reformuar për të mos lejuar shfaqjen e tyre... ATA përsëri vazhdojnë të rishfaqen.

Historia dhe "vepra" e tyre dëshmon se miopia njerëzore ndaj iluzioneve monetare për pasurim të lehtë e të shpejtë vazhdon të jetë e lartë, se mjafton që dikush të ofrojë mënyra nga më të çuditshmet për fitime marramendëse e të lehta në dukje... dhe menjëherë mijëra e miliona njerëz vrapojnë ti besojnë atij paratë, endrrat dhe shpresat e tyre.

Adrian Civici

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe431
ISBN9789928063106
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë