Ismail Kadare është ndër të rrallët...
Tradhtia e intelektualëve mbetet një pikë referimi në historinë e ideve në shekullin e 20, një nga tekstet kryesore për rolin dhe autonominë e intelektualëve, një libër që nxit polemikën mbi plagë ende të hapura. "Intelektualë" këtu konsiderohen "njerëz, funksioni i të cilëve është mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe të çinteresuara, si drejtësia dhe...
Në vilën e tij në Tibur, perandori 60-vjeçar Adriani i shkruan nipit të tij të adoptuar: sundimtarit të mëvonshëm Mark Aurelit. Ajo që Adriani i shkruan 17-vjeçarit është më shumë një dialog me vetveten, një reflektim mbi egon e tij dhe maskat që ka ndërruar gjatë jetës.
"Kam lexuar, rilexuar dhe vazhdoj të lexoj librin tuaj të mreku-llueshëm "Siç më thotë nënua plakë". Është shkruar me të vërtetë mirë dhe ju paraqes përgëzimet e mia të gjalla". ...
Si një shtjellë e marrë vërtiten sipër nesh shtrigat, engjëjt dhe djajtë, Gilgameshi i asirëve, Tristani me Izoltën, Prometheu, Atridët e përgjakur, don Zhuan Tenerio e don Miguel Manara, të shkrirë e të bërë një në fytyrën e Don Zhuanit, Abrahami, profetët biblikë, studenti pijanec Faust, vdekur më 1543, bashkë me Mefistofelin e vet, fytyra të reja që...
Meditime është kryevepra e filozofit stoik dhe perandorit romak Marcus Aurelius. I shkruar si një ditar personal, libri mbledh reflektime mbi vetëdisiplinën, qetësinë mendore, virtytin dhe mënyrën se si mund të përballemi me sfidat e jetës duke u fokusuar te ajo që kemi vërtet në kontroll. Një klasik i përjetshëm që vazhdon të frymëzojë lexuesit edhe pas...
Ngrini sytë drejt horizontit, shikoni: Hidri, mjeshtri ynë, po na pret në vendin ku takohen dy dete…, në mes të mëkateve…Atëherë, si Jusufi, le t’i kthejmë shpinën botës dhe le të griset këmisha jonë prapa!Në Ditën e Gjykimit do t’ua tregojmë Munkerit dhe Nekirit, duke u thënë: “Kjo është e vetmja vepër e mirë që kemi sjellë! Nuk ndoqëm botën, deshëm...