I ri Kartela e realizmit te denuar Shiko më të madhe

Kartela e realizmit te denuar

Visar Zhiti A-007591

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një studim i gjerë mbi 400 faqe i Visar Zhitit, një sprovë letrare për “letërsinë tjetër”, atë që doli nga burgjet dhe internimet duke u bërë pjesë integrale e gjithë letërsisë shqipe.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928034625

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Vepra më e re e Visar Zhitit është njohje dhe kritikë, një pasqyrë e zhvillimeve në jetën social-kulturore në vend, e kontradiktave dhe qendrimeve, e dhunës shtetërore dhe e qëndresës, e kundërshtisë së një pjesë me rëndësi e njerëzve të letrave, që përbëjnë vlera dhe universalizim të tyre.

Koha që ngërthen libri është ajo që nisi mbas Luftës së Dytë Botërore, e entuziazmit të çlrimit të vendit dhe e vendosjes së diktaturës më të ashpër në Europë, pushkatimet dhe të njerëzve të letrave, gazetarë, poetë, klerikë, etj, të vendosjes së Realizmit Socialist dhe deri në rënien e diktaturës, ndryshimet e mëdha që ndodhën, duke i hapur rrugën një letërsie të lirë e në vazhdim.

Mes zhvillimeve dramatike, mes luftës, pushtimeve, ku më i rëndi u bë pushtimi nga vetvetja, ku krahas murtajës ideologjike sunduese, u shfaqën dhe epitemidë, madje ndjehet dhe kjo e tanishmja në vepër, shqiptarët qëndruan, kundërshtuan, madje bënë dhe art.

Sipas studimit të Visar Zhitit, Realizmi Socialist mbulonte realitetin socialist duke u bërë një mashtrim i madh, tashmë i tejkaluar dhe në fakt mbetet se ka qenë zhvilluar një Letërsi e Realizmit të Dënuar, metoda me emrin më sinjifikativ që propozon Zhiti, unikale, e ushtruar në Shqipëri, ku ndonjë studiues pararendës ka dalluar, siç dallohen rrymat apo manifestey letrare, shkollat apo grupimet dhe atë të “Shkrimtarëve të Spaçit”, pra të autorëve të burgosur.

“Realizmi i dënuar” përmbledh “të gjitha letërsitë tona”, të përjashtuarat dikur dhe jo, nga ajo e dheut amë, në Shqipëri, në Kosovë e Mal të Zi, në një pjesë të Maqedonisë së Veriut, por e Jugut për ne, e asaj në Çamëri e pse jo dhe prurjet e të ikurve në diasporë, në Europë e SHBA.

Redaktori i librit është botuesi i tij, drejtori i “Uegen”-it, historiani, studiuesi dhe shkrimtari, Xhevai Lleshi. Në kopertinën e librit, ku është vendosur një pikturë impresioniste e Atjon V. Zhitit, në atë të mbramen, shkruhet:

“Kartelat e Realizmit të Dënuar janë si copëza të nxehta kohësh, shqetësime dhe ide për letërsinë e sotme shqipe, për atë që mungoi dhe realitetet e saj, kur ishte e dënuar bashkë me autorët dhe lexuesit nga regjimi diktatorial, sepse kishte në botë një perandori komuniste dhe një realizëm socialist të dhunshëm.

 

Shkrimtari Visar Zhiti sjell dramën e madhe të letrave shqipe në gjerësinë e tyre si në një fushë beteje, ku ngërthehen informacioni tronditës, rrëfimi çertifikues dhe polemika e guximshme, ndërkohë dhe apeli për njohjen e asaj letërsie dhe për qendrime të drejta.

Ky studim, me bazë dhimbjen, të vërtetat dhe bukurinë, vlen për të gjithë, sidomos për brezin e ri, i shkruar si me sinopset e një romani të madh.”

Libri doli në kohën e duhur, në zgrip, si një përballje dhe përballim të gjendjes së rëndë, si një sfidë dhe shpresë në vazhdim të rikrijimit, sipas Visar Zhitit, të Atdheut tonë moral.

“Botuesi”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
ISBN9789928034625
RedaktoriXhevahir Lleshi
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë