Kërko më tej
Niki Maksuell, dhe shoqet e saj të...
Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisë, pas pushtimit të Greqisë nga babai i tij, Filipi II, e shndërroi atë në perandori duke u zgjeruar nga Ballkani në lumin Nil dhe në Himalaje, duke gjunjëzuar me dhjetëra miliona njerëzish përgjatë rrugës. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond dhe një çehre të kuqërremtë dhe...
Mbi dhjetë vjet kanë kaluar nga botimi i parë në gjuhën greke i librit që kini në duar, vite të pasura në zhvillime për sa u përket marrëdhënieve greko-shqiptare, dhe veçanërisht frytdhënëse për afrimin midis dy popujve.
Materiale të Ministrisë së Jashtme austriake për konferencën e paqes.
Vendosja e një demokracie liberale, si objektiv dhe si proces, duket një objektiv më i largët sot se sa ka qenë në vitin 1990.
Lëvizja studentore shqiptare, 1990-1991. Origjinat historike dhe kontributi i saj gjatë transformimeve politike.
Një investigm i thellë rreth lidhjeve misterioze të kinemasë, krimit, seksit dhe vdekjes që vjen si një demaskim i bujshëm me dëshmi filmike të marrëdhënieve të rrezikshme, të errëta e gjithaq joshëse, mes mafies dhe Hollivudit. Ky libër, i bazuar në dhjetëra burime, heton me kujdes të madh dhe rrëfen haptas historinë e fshehtë të këtij flirti
Libri përqendrohet në dekadat qysh prej vitit 1949, duke paraqitur portrete të vizatuara me mjeshtëri .
Tema e rishkrimit të historisë është një debat i hapur në këta njëzet vjet. Opinionet janë të ndara.Në këtë libër zë jo pak vend zhanri i intervistës.
Berati është një prej qyteteve që i ka dhuruar botës shqiptare, për botën e madhe, jo një emër, po një mbiemër, mbiemrin Beratinus - beratini. Kodiku i Purput i Beratit e ka bërë të famshme botën shqiptare me anë të një mbiemri, gjë që ndodh shumë rrallë.
Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë shqiptare.
Merita e parë e veprës së Borgia s qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. Merita e dytë ka të bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm të njohurive që jepen nga burimet arkivore dhe...
Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje, natyrisht, që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame.
Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është Kodikët kronografikë të Shqipërisë (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare)
Duke thelluar kërkimet e tij, sidomos në arkiva të huaja, në shërbim të plotësimit me fakte, argumente dhe dokumente të reja rreth lidhjeve shqiptaro-hebraike në funksion të shpjegimit shkencor të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, sjellje unike që vazhdon të çudisë botën edhe sot e kësaj dite, studiuesi Shaban Sinani sjell...
Ardian Kyçyku vepron brenda një kodi metaforik dhe në heronjtë e veprës secili mund të gjejë vetveten dhe historinë origjinale të një kombi si Shqipëria. Kisland ndërtohet i tëri mbi dashurinë, dashuri që duket sikur lëviz e tëra në varreza dhe mes aromës së vdekjes.
Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA.
Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
Në këtë vepër tërësore, autori Pëllumb Qazimi bën një paraqitje të gjallë prej gati tetëdhjetë vite të historisë shqiptare në shekullin e njëzetë, ndërkohë, gjithashtu, shqyrton në një farë mënyre edhe ato periudha të historisë të shekullit të 18-të dhe 19-të të historisë së Shqipërisë, që i shërbejnë objektivit parësor- ecurisë së zhvillimit...
Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
Autori sjell në këtë libër tezën se koha e revolucioneve ka vdekur prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, çështjet europiane nuk zgjidhen më me veprim në rrugë por me lëvizje mendimi. Libri "Europeizmi si histori mendimi", është i ndarë në tre kapituj. Kapitulli i parë Demokracitë perëndimore përgjatë procesit të rindërtimit pas Luftës së Dytë Botërore...
Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar.
Dokumentacioni i gjerë që shoqëron arsyetimin e autorit është shumë i vlefshëm në këtë rast dhe burimi për teza të ndryshme shkencore
Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
Prof. Dr. Liman Varoshi, duke ndjekur me kujdes burimet dokumentare arkivore, literaturën, e duke qenë deri diku edhe vetë bashkëkohës i Luftës së Ftohtë ka bërë që studimi i tij të jetë me vlera të larta shkencore. Studimet dhe botimet në fushën e hisotrisë bashkëkohore paraqesin interes të veçantë
Me saktësinë e një historiani dhe me mjeshtërinë e një shkrimtari, Spiro Mella na paraqet në plotërinë e tij Ali pashë Tepelenën
Këtë botim autori e ka konceptuar si një shpjegues praktik, manual apo dhe ushqim për mendim për të gjitha moshat, shtresat dhe profesionet.
Ky botim është cikli më i plotë në historinë fatkeqe të Çamërisë, peripecitë që ajo pati nga lashtësia deri në ditët tona. Libri ofron garanci, si studim shkencor falë bagazhit historik në lidhje me trajtimin e çështjes çame. Së dyti, si problem shkencor i historisë shqiptare dhe së fundi jepen të dhëna të sakta në trajtimin tepër të vështirë të problemit...