Falë forcës dhe poetikës se penelit të tij, Gamonti ka arritur të sjellë të gjallë shpirtin e një prej personazheve më të paharrueshme të letërsisë së shekullit të kaluar, me një interpretim sa besnik, aq dhe origjinal e inovativ.
Libri ka një nivel të lartë intelektual, ku ndihet kultura evropiane në të cilën Carlo Levi ka rrënjët e tij, ku me kulturë evropiane nënkuptojmë atë të asaj epoke, deri në fund të Luftës së" Dytë Botërore.
Malkolm Polstedi është njëmbëdhjetë vjeç, djalë kureshtar dhe i zellshëm. Ditën shkon në shkollë, ndërsa në mbrëmje ndihmon prindërit në hanin buzë lumit, si dhe bën ndonjë punë për llogari të murgeshave të manastirit aty pranë. Jeta e tij rrjedh e qetë, miqtë i ka të shumtë, argëtohet me Astën, daimonin e tij, sidomos kur lundrojnë me kanoen La Belle...
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë....
“Realiteti fantazjos” është zhanri që autori kërkon të krijojë dhe perfeksionimi i tij ka vijuar me romanin e dytë të titulluar “Më Ndrysho”. “Realiteti fantazjos” mbin si frymëzim nga arritjet e veprat e jashtëzakonshme të patreguara të të përditshmes, e më pas ndërthuret me imagjinatën e pafund të dëshirave tona.
Duka e Sudeleigh - it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Edhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t'i shpëtojë martesës, atë e shpëton një fermer skocez. Më vonë ajo i futej atij në shtrat...por e zbulojnë.
“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
Një tren që niset nga Barcelona drejt një qyteti të vogël rrëzë Pirenejve ndalet në mes të një vendi të një hapësire të pabanuar. Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten... dhe nuk e...
Njëfarë filli i kuq që zgjidhet në të kundërt, duke çuar në një të shkuar të largët kur, në fillim të shekullit të kaluar, Fjelbaka njohu një “fabrikuese të mistershme engjëjsh”.
Grisham vjen me një libër të ri për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga botimet Dudaj: Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.
Nuk e kemi parë të vërtetën për qindra vjet, sepse nuk kemi parë atë që kishim përpara syve. Jemi hutuar nga problemet tona, nga dramat e jetës sonë, nga ngjarjet e jashtme, dhe na ka shpëtuar zbulimi më i madh që mund të bënim dhe që ishte mu para nesh. Një zbulim që mund të na bëjë të reshtim së vuajturi dhe të na japë gëzim dhe lumturi jetëgjatë.
Asgjë s’na bashkon më shumë se të qenit bij. Larg syve është një deklaratë dashurie ndaj pushtetit të letërsisë, aftësisë së saj për t’iu avitur të vërtetave përndryshe hermetike. Duke rindërtuar me fuqinë mjeshtërore të krijimit të imazhit që rrëfimtaria ngërthen në vetvete panjohshmërinë e një lindjeje, arsyet e një largësie, Paolo di Paolo arrin të...
Piktori dhe studiuesi Vladimir Myrtezai surprizon ndjekesit e tij me nje vellim me poezi, - i cili eshte njeheresh edhe nje reflektim i fuqishem mbi ndjesite, realitetin dhe fenomentet qe na rrethojne. Ne vargun e tij spikat aftesia per te ndertuar imazhe permes metafores.
Personazhet e romanit, Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e...
Enkelejd Lamaj i rikthehet tregimit pas gati 10 vitesh ne komunikim me lexuesit me levrimin e romanit thriller. Edhe ne kete permbledhje voluminoze sjell short story-n permes fantastikes, misterit dhe tmerrit, - si elemente moderniste te tregimit
Vazhdon cikli "Banda e Fëmijëve" dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditëve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e një bote që asgjë s’iu fal, aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Të gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.
Një roman trallisës që i mban lexuesit të mbërthyer pas librit deri në faqen e fundit. Nuk ke nga ia mban.
Paolo Giordani, me profesion fizikant, autor i disa romaneve te njohur ne Itali, ka bere nje reflektim per situaten e pandemise ne te cilen po kalojme keto momente. Menyra sesi e ka pershkruar situaten dhe sjelljen e qenies njerezore ka befasuar me miliona lexues. Ky botim i sapobotuar ne Itali vjen i perkthyer dhe botuar ne te njejten kohe edhe ne Shqiperi
Me një stil të shkruari të gjerë, karstik, përfshirës, Marco Missiroli çel dhomat dhe rrugët, mendimet dhe dëshirat e parrëfyeshme, bën të kumbojnë dialogë dhe heshtje me natyrshmërinë e tregimtarëve të mëdhenj. “Ç’fjalë e gabuar, dashnor! Ç’fjalë e gabuar, tradhti!”. A jemi të sigurt se t’i bësh ballë një tundimi do të thotë të jesh besnik? Po sikur ajo...
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
"Mbi re rozë dhe të kaltra" është përmbledhja më e re me përralla e autores Iva Musaraj. Plot 22 përralla rrëfehen për vogëlushët e moshës 3-6 vjeç, shoqëruar me ilustrime me ngjyra fantastike.
Libri i ri i Fabio Volo-s rrëfen për krizën e një çifti dhe udhëtimin e tyre, fizik dhe të brendshëm, për ta përballuar. Një roman i sinqertë, i drejtpërdrejtë, që di të fotografojë zigzaget dhe kontradiktat e vogla të marrëdhënieve tona. Një histori ku mund ta gjesh veten sërish, të emocionohesh dhe të kuptosh nëse ekziston, në njëfarë çasti, një mënyrë...
Një tjetër histori e madhe miqësie midis të ndryshmish, që do të argëtojë dhe prekë breza të ndryshëm lexuesish, sepse pikërisht kjo është magjia e Luis Sepulvedës.
Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy publikon librin me kujtime ku flet për jetën e tij si president i Francës, debatin për rikthimin në politikë, raprotet me të djathtën franceze dhe marrëdhëniet me bashkëshorten e tij Carla Bruni. Në këtë autobiografi Sarkozy hedh gjëmba edhe mbi ish-bashkëpunëtorët e tij, si ish-kryeministrin Fillon dhe lidhjet me...