Edison Ceraj BDI0688
Libër i ri
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| ISBN | 9789994307036 | |
“E gjithë kultura sikur përmblidhet në nji fjalë: nanë. Edhe qytetërimi po ashtu: babë. Mbase kjo ndiehet kur ata na kanë ba gati për jetën, kur ndodh shkëputja e parë nga pragu, e cila nuk ka kthim mbrapa. Nga ngrohtësia në rrezatim. Nga paqja e votrës drejt përpjekjes për me mbajtë ndezë zjarrin e saj të shenjtë.
Qytetërimi ka karakter të fortë, edhe shtypës me raste; ndërsa kultura shquhet nga mirësia, po aq edhe nga të qenurit çliruese prej ashpërsisë së qytetërimit. Qytetërimet janë në nji garë të pashmangshme me njëri-tjetrin, ndërsa kulturat kanë vetë nji garë: me vetveten.
Qytetërimi na rrëmben me prozën e tij joshëse, kurse kultura na kthjell me poezinë e saj përdëllyese.”
“Mbase gjaja që vuan ma shumë arti sot është se po merret ma shumë me realitetin se me jetën. Këtë e provon edhe çinteresimi i atyre që “nuk marrin vesh”. Nuk ka si me ndodhë ndryshe, sepse bahet fjalë për etjen për jetë në kohën e kopjeve të jetës, që çlirohen me bujari nga hiperrealiteti.
Ce n’est pas la réalité, do të thoshte Magritte.”
“Jo pa qëllim fëmijës i rrëfehen përralla, si kujtesë dhe si paralajmërim që të mos e rrëmbejë bota; që bota të mos e ndajë atë nga vetja – pavarësisht se fjala “përrallë”, për shumë njerëz është shënjuese për diç të pavërtetë, të rreme, por, në thelb, është krejt e kundërta: bota që e pret fëmijën është e rreme, iluzion, nji shajni topitëse, kurse përralla është nji nga ilaçet më pak të hidhura për t’u shëru nga kjo shajni, duke qenë se i kujton fëmijës se bota është vetëm nji shteg, nji udhë, jo konaku.”
(Autori)
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 238 |
| ISBN | 9789994307036 |
| Viti i Botimit | 2023 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | Mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Një vëllim me ese që mëtojnë për të kuptuar fenomenin më mbizotërues të kohës: harresën. Se çështë harresa dhe për cilën harresë bëhet fjalë, kjo mbase do të kuptohet pasi të lexohet ky libër mjaftë përmbajtjesor.