I ri Italiania Shiko më të madhe

Italiania

Giuseppe Catozzella BD0625

Libër i ri

11209 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994307074

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Italiania. Një grua italiane, Maria Oliverio, e njohur ndryshe si Çiçila, u lind në Kazole, në Silën kalabreze, nga një familje shumë e vobektë. Nga rrugët e fshatit ngjitet në malin e egër, herë i errët e herë bujar si një nënë. Ato rrugë, ato shtigje i merr një vogëlushe kur motra e madhe Tereza, e kthyer për të jetuar në familje, e lë pa shtrat e pa çati. Dhe ato janë shtigjet që Maria merr për të luftuar përkrah Pietros, cub dhe rebel, duke u bërë shpejt gruaja e parë dhe e vetme që i prin një bande kundër egërsisë së ushtrisë mbretërore. Nëse nga njëra anë Tereza thur kundër saj një pëlhurë urrejtjeje të pakuptueshme, nga ana tjetër Pietroja i prin udhën drejt dashurisë pa ia kursyer dhunën me të cilën ndonjëherë meshkujve u pëlqen ta vragojnë trupin e gruas.

Çiçila e kalon rininë pyjeve, mëson gramatikën e lirisë, lexon natyrën, mëson të njohë malin, të dallojë të drejtën nga padrejtësia, dhe nuk i trembet syri të përleshet, qoftë kur në lojë janë ndjenjat, qoftë kur në lojë është horizonti shumë më i gjerë i një humanizmi të ri. Fluturimi i ciftit, bashkëpunimi i heshtur i një ujkonje, madhështia e lënduar e një larshi, gjithçka i mëson se gjithnjë mund t'ia nisësh nga e para, për të fituar një të ardhme si grua, si revolucionare, si italiane e një kombi që ende nuk ekziston, por që ndoshta po lind bashkë me të.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe307
ISBN9789994307074
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori