Toni Morrison A-008734
Libër i ri
Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, - fituese e Çmimit Nobel në Letërsi, - na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.
8 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
Frenk Moni, një ish-ushtar amerikan në Luftën e Koresë, ku ka përjetuar traumë në front, vraja e së cilës është jo vetëm trupore, kthehet dhe, mes zemërimit dhe ndjenjës së neverisë për veten, përballet me një Amerikë raciste.
Vendi që la, shtëpia ku ka jetuar më parë, mund të mos jetë më siç e mban mend ai, por Frenkun e nxjerr nga apatia paralizuese nevoja për të shpëtuar motrën e vogël, që ka pësuar dhunë mjekësore, dhe për ta shpënë në qytezën e shtetit të Xhorxhias, ku janë rritur - një vend të cilin e ka urryer me gjithë zemër.
Tek u kthehet kujtimeve të fëmijërisë dhe të luftës - prej të cilave fillon të vërë në dyshim kthjelltësinë e mendjes - Frenku gjen një guxim të pabesueshëm.
Toni Morrison ka fituar çmimin “Nobel për Letërsinë” në vitin 1993. Shtëpia Botuese “Dudaj” ka sjellë për lexuesin shqiptar librin “Zoti e ndihmoftë fëmijën”.
| Faqe | 122 |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Viti i Botimit | 2022 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ilir Baçi |
Në qendër të veprës është miqësia mes dy grave. Sula dhe Nel- të dyja me ngjyrë, të dyja të zgjuara por të varfra, të rritura në një provincë, takohen kur janë veçse dymbëdhjetë vjeçe dhe ende ëndërronin për princin e kaltër.
Dashuri është një roman rreth jetës së disa grave dhe marrëdhënies së tyre me të ndjerin Bill Cosey.
Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar përceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përmbush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizmin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit Nobel në letërsi
Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, “Zoti e ndihmoftë fëmijën!”, libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të...