William Faulkner BO0238
Libër i ri
“Dritë e gushtit” është roman që vlerësohet mes kryeveprave të tij. Ky roman futet thellë në çështje thelbësore lidhur me racën, fenë, seksualizmin, rolin e kujtesës tek vetëdija dhe të shkuarën njerëzore duke shfaqur ngurtësinë morale të një bashkësie të tërë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Onufri | |
Kur Uiljam Folkneri (1897-1962) nisi të shkruajë romanin “Dritë e gushtit,” në vitin 1931, romanin e tij të shtatë dhe një prej romaneve më të rëndësishme të shekullit të njëzetë, ai ishte tanimë shkrimtar i shquar. Folkneri ishte një shkrimtar që kishte gjetur zërin e vet jo vetëm si autor i romaneve “Flamuj në pluhur”, “Bujë dhe tërbim”, “Në shtratin e vdekjes” dhe “Faltorja”, tre romanet e fundit përgjithësisht të pranuara ndër veprat e tij më të rëndësishme, por ngase zotëronte mjeshtërinë e të shkruarit aq sa për të zënë një vend të lavdërueshëm ne letrat amerikane.
“Dritë e gushtit” (1932) mishëron jo vetëm mjeshtërinë e shkrimtarit të sprovuar por edhe zotësinë e romancierit që kërkon shtigje të reja në artin e romanit. Pas risive strukturore të romaneve “Bujë dhe tërbim” dhe “Në shtratin e vdekjes” si dhe përshkrimeve gotike të zvetënimit në botën e romanit “Faltorja”, Folkneri pasqyron në këtë roman, një interes të posaçëm për Misisipin e Veriut, në mbretërinë e tij imagjinare të Joknapatafës.
Duke iu kthyer një forme pak më tradicionale të kompozimit të subjektit, ai i kushtoi më shumë vëmendje thelbit të rrëfimit në vetvete bashkë me personazhet që popullojnë një kontekst të mirëpërcaktuar gjeografik, historik dhe kohor.
Romani ka një galeri personazhesh dhe skenash të gdhendura mjeshtërisht që përsillen rreth njëra tjetrës dhe së fundi bëhen njësh në një qendër të padepërtueshme, personazhi i Krishtlindit. Po aq larg nesh dhe autorit që e ka krijuar sa është nga shoqëria përreth tij, Krishtlindi ka diçka nuk e rrëfen deri në fund për veten, disa pamje në skutat e qenies të cilat ne ndjejmë se kemi nevojë t’i kuptojmë. Po kaq e dukshme sa largësia është fakti se ai personifikon çdo personazh dhe lëvizje në libër.
Gjithçka që gjendet në këtë roman bëhet njësh tek ky personazh emri i të cilit mbart plot mister: Xho Krishtlindi…Megjithatë, mister mbetet kuptimi i “Dritë e gushtit” sepse padepërtueshmëria tek jeta e Krishtlindit bëhet mënyra e vetme me të cilën Folkneri mund të nyjëtojë një të vërtetë më të madhe se njerëzorja, plotësinë e qenies rreth të cilës Lina, Hajtaueri, Bajroni, Xhoana, Hainsi, Grimi janë hije njerëzore.
Folkneri donte ta titullonte këtë roman në fillim “Shtëpia e zymtë” dhe ta përqendronte atë mbi atë Gejl Hajtauerin, një nga ata romantikët e pashërueshëm që nxjerrin në pah të kaluarën heroike të paraardhësve të tyre të Konfederatës. Hajtaueri humbet gjithçka; kishën, gruan, kuptimin e jetës , dhe megjithatë, përfaqëson një anë të nihilizmit të Folknerit. Duke ndihmuar në lindjen e fëmijës së Linës, ai ka rastin të rifillojë të jetojë. Do shkojë kështu drejt një heroizmi moral duke u përpjekur, edhe pse më kot, të shpëtojë Xho Krishlindin nga dhuna e turmës.
I pyetur për titullin e romanit Folkneri dha këtë shpjegim: “Ka të bëjë me atë që ndodh në gusht, në Misisipi, gjatë disa ditëve afërisht në mes të muajit, ti ke ndjesinë e përjetimit të vjeshtës, ajri është i freskët dhe drita ka një shkëlqim të atillë sa ngjan se nuk është dritë e kohës sonë por vjen nga një kohë e lashtë, koha e antikitetit. Vjen nga koha e hyjnive dhe Satirëve dhe zotave grekë, dritë që vjen diku prej Olimpit. Kjo lloj dritë zgjat vetëm një apo dy ditë, dhe pastaj zhduket, por kjo ndodh në gushtin e çdo viti në Misisipi, dhe kjo është domethënia e titullit. Për mua ai ishte një titull i kënaqshëm, domethënës, ngase sillte në kujtesë ato kohë, një përndritje më e lashtë se qytetërimi ynë kristian.”
“Dritë e gushtit” është roman i qëndresës shpresëplotë kundrejt vdekjes dhe rrëfen tre histori; historinë e gruas së re dhe të pafajshme Lina Grouv në kërkim të babait të fëmijës së saj të palindur; historinë e Gejl Hajtauerit i cili jeton në të shkuarën me historitë e dikurshme të kalorësve të Konfederatës, dhe, historinë e Xho Krishtlindit, me njërin prind të bardhë dhe njërin zezak, kësisoj me prejardhje të përzier racore. Folkneri e nisi shkrimin e romanit duke mos pasur ide tjetër përveçse një personazhit të një gruaje të re, Lina Grouvit, shtatzënë, duke u çapitur e vetme në rrugët e një qyteze të huaj, e mbetur pas asgjë, dhe e vendosur për të gjetur të dashurin e saj. Ajo mund të jetë forma e shkurtër e emrit “Helena” ose “Magdalena” dhe kësisoj, kombinon bukurinë dhe ngasjen seksuale të Helenës së Trojës dhe ngjyresën kuptimore të Magdalenës, prostitutës së shëlbyer. Personazhi i Lenës të kujton edhe tipare të Virgjëreshës Mari dhe fëmija të cilën ajo lind, mund të konsiderohet si një fëmijë-Krisht.
Granit Zela
(Pjesë nga parathënia)
* * *
VLERESIME
Për të rinjtë në Francë, Folkneri është Zot.
Jean-Paul Sartre
Për më tepër, krah për krah me Xhojsin dhe ndofta më shumë se ai, Folkneri është eksperimentalisti më i madh ndër romancierët e shekullit të njëzet.
Gustaf Hellström,
Është risuesi më i skajshëm në historinë e prozës amerikane, shkrimtar që përbën shkollë për avangardën e Evropës dhe Amerikës Latine.
J.M. Coetzee
Folkneri na ka dhënë, dhe vazhdon të na japë, një mësim të madh, i cili nuk është vetëm mësim për formën artistike, për përdorimin modern të barokut, por është edhe një mësim i thellë historik se si të trajtojmë dukurinë e humbjes, si të pranojmë në histori mundësinë e tragjikes, është, gjithashtu, një mësim i thellë letrar, sepse bën zbulimin e romanit nëpërmjet romanit, zbulimin e fabulës e subjektit nëpërmjet rrëfimit të tyre, zbulimin e personazheve nëpërmjet mundësisë që u jep atyre për të vepruar.
Karlos Fuentes
Marrëzia e librit “Dritë e gushtit”, pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.
Harold Bloom
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 430 |
V. Bot | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Granit Zela |
Roman | Psikologjik |
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një përrallë e mrekullueshme për një qenush dhe udhëtimin e tij nëpër oborr dhe miqtë e shumtë që takon. Ilustrimet të bëra nga Elda Pineti.
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur'anore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.
Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepër monumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale” në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Një Filozofi e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra "Te'vilatu'l-Kur'an" e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me...
Romani "Këlthitja dhe mllefi" i William Faulkner u botua për herë të parë në vitin 1929 dhe përshkruan në disa retrospektiva rënien e familjes dikur të fuqishme Kompson nga shtetet jugore. Ngjarja rrëfehet katër herë nga këndvështrime të ndryshme: nga babai alkoolist, nga i biri i tij i sëmurë mendërisht, nga vajza e pjekur herët dhe në fund nga një...
Një gjykatës vritet dhe është detyra e Gavin të hetojë mbi vrasjen, duke zbuluar lidhjet mes vdekjes së gjykatësit dhe trashëgimisë së dy vëllezërve.?
Romani Duke dhënë shpirt (1930) i Uilliam Folknerit renditet ndër kryeveprat e letërsisë moderniste, një aventurë e guximshme në stil, e cila u kundërvihet konvencioneve letrare dhe pushtetit të së shkuarës.