Më tepër
Kris, është një adoleshent që nëna e tij e ka braktisur, ditën kur ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. I gjendur në rrugë të madhe, ai mundohet të organizojë jetën i rrezikuar nga makinat, skamja dhe papastërtia. Por, në mesin e kësaj bote kaq kaotike dhe të dhunshme, ai gjen edhe njerëz të mrekullueshëm, me të cilët ndjehet si në familjen që ka ëndërruar, të cilën nuk e ka pasur kurrë. Edhe pse Kris është një djalosh me aftësi të kufi zuara të intelektit, kjo aventure mbijetese, do ta mësojë jo vetëm të përballojë fatin që i ka rënë, por të dijë edhe se si duhet ta kërkojë të drejtën për të qenë lumtur.Me “Bulevard” J. F. Sénéchal ofron një histori prekëse, sa të vështirë aq edhe tragji-komike. Ky është një roman i shkruar me gjuhë të thjeshtë, gazmore dhe me ndjenja të sinqerta njerëzore. Naiviteti i Krisit e bën atë një personazh me një botë shpirtërore të madhe edhe mbresëlënëse.Është e pamundur ti mbash lotët. “Bulevard”, është një roman i shkruar me shumë emocion, ngrohtësi dhe ndjeshmëri. Është një bulevard në lëvizje, që na mëson se si duhet të përdorim një gjuhë komunikimi të pa rënduar.
Është një respekt i gjallë ndaj personave me aftësi ndryshe, i fitores kundër bullizmit dhe i pranimit të të tjerëve, ashtu siç janë.