Karl Ove Knausgaar A-007383
Libër i ri
Libri paraqet para lexuesit shqipëtar romanin autobiografik gjashtë vëllimësh të shkrimtarit të famshëm norvegjez Karl Ove Knausgaard që u shndërrua rrufeshëm në fenomenin më të madh letrar europian dhe botëror që kur hyri shekulli XXI.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Aleph | |
| ISBN | 9789928323019 | |
Provokues i skajshëm, i pamëshirshëm në realizmin vetjak, kjo kryevepër ala Marcel Proust - sepse prej A la recherche du temps perdu të Proustit është frymëzuar - e rrallë për nga origjinaliteti dhe trysnia e brendshme letrare, është një vepër e parezistueshme për lexuesin e shekullit të ri.
I patrembur ndaj temave madhore - vdekja, dashuria, frika - dhe njëherësh thelbësisht i lidhur me detajet më intime të jetës si e tillë, Beteja ime është tashmë e pranuar unanirnisht nga mbarë kritika botërore si vepër fundamentale e letërsisë bashkëkohore.
REVIEWS
`Mendimit artistik të Knausgaardit është mrekullisht e pamundur t'i vish frerë'
-FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG
`Kaq i gjallë Knausgaard është tepër i ngjeshur dhe i ndershëm në prozën e vet dhe as nuk trembet të shpaIlë me sa i ha zëri angështitë e kësaj bote. Ai kërkon nga ne ta jetojmë të zakonshmen e jetës e cila ndonjëherë është vizionare, ndonjëherë është banale dhe ndonjëherë e çastit, por e gjitha mëshon të zakonshmes, sepse ajo ndodh në kursin e jetës dhe ndodh në forma të shumëllojta, për secilin nga ne ...Ka diçka fuqimisht të pashterrshme në prozën e Knausgaardit.'
-JAMES WOOD, NEW YORKER
`Midis Proustit edhe pyjeve të mëdhenj ky roman i Knausgaardit .. si graniti, i përpiktë dhe i fuqishëm. Më i vërtetë se vetë realiteti'
-LA REPUBBL1CA
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 524 |
| ISBN | 9789928323019 |
| Viti i Botimit | 2020 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Durim Taçi |
| Roman | Sagë&Histori |