Oresti është i bindur për drejtësinë e aktit të vet, por krimi i tij i kalon caqet e arsyes njerëzore ndaj nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Në këtë mënyre arijmë në justifikimin e përjetesimin e krimit. E drejta e Ifigjinisë së sakrifikur nga i jati në altarin e luftës,por dhe masakrave të Trojës, kërkon që Agamemnoni të ndëshkohet.
| Faqe | 90 |
| ISBN | 9789995614713 |
| Titulli origjinal | Redona |
| Viti i Botimit | 2010 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Julian Bendo |
“Orestia” del nga çdo skemë të gjykuari. Dramë e krimit dhe e gjakmarrjes, e anktheve dhe e luftës për pushtet, e ndeshjes dhe e rrëzimit të ligjeve, e ëndrrave të turbullta dhe e parandjenjave, ajo ka të tilla përmasa që me një vrundull të saj anësor është e aftë të përfshijë, për shembull, tërë historinë e luftës së Trojës
Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltë njeriun e parë, i cili me kohë u shumëzua. Qe të mos i linte në mjerim, Prometeu shkoi te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë zjarri dhe ua çoi njerëzve.
Suksesi i tij i parë ka qenë “Persët”, tragjedia e vetme me temë bashkëkohore që ka mbetur prej tij. Në konkurset e mëvonshme ka pasur për rival Sofokliun e ndoshta Euripidin. Fitorja e tij e dytë qe “Të shtatët kundër Tebës”. Më 458, në moshën 67 vjeç fitoi me trilogjinë “Orestia” dhe fill pas kësaj u largua nga Athina për në Sicili
Kjo veper vjen me nje tjeter perkthim ne gjuhen shqipe, nga Romeo Collaku, i cili e ka perkthyer nga gjuha greke, duke i dhene mundesi lexuesit te sotem te receptoje me mire kete kryeveper te letersise antike greke.