Sekreti i shtëpisë në ishull Shiko më të madhe

Sekreti i shtepise ne ishull

Ransom Riggs PE0145

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori magjike e ndërtuar mbi disa foto koleksionistësh të veçanta, që e zbukurojnë këtë libër dhe i shtojnë misterin ngjarjeve të përshkruara mjeshtërisht.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928162267

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Libri tregon historinë e një djali që ndjek gjurmët e gjyshit të tij, të cilat do e çojnë në një jetimore të braktisur në një ishull britanik. Historia rrëfehet përmes një kombinimi të veçantë narrative dhe fotosh amëtare që autori ka gjetur në takime me miq dhe koleksionistë të apasionuar.

Xhejkobi, një djalë 16 vjeçar, shkon në Uells për të zbuluar të vërtetën mbi të kaluarën e gjyshit të tij, pasi ai vritet nga një krijesë e frikshme po aq sa e pabesueshme. Në ishullin ku gjyshi i tij ka jetuar fëmijë, Xhejkobi njihet me një vajzë çuditërisht të bukur, që kontrollon flakën, me një djalë të padukshëm dhe me shumë fëmijë të tjerë të veçantë. Aty ai zbulon të vërtetat e pabesueshme të jetës së gjyshit të tij... por edhe disa të vërteta të paimagjinueshme mbi veten e tij.

Libri ka qënë në listën e Bestsellerave të New York Times-it për më shumë se 60 javë dhe mbërriti në vendin e parë mbas javës së 45. Kritika e ka lavdëruar librin për përdorimin kreativ të fotografive si edhe karakterizimet dhe përshkrimet.

Të dhëna

Faqe376
ISBN9789928162267
Titulli origjinalPegi
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiIlir Baçi