Alfred Rényi DK0013
Libër i ri
Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë Dialogët; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
| ISBN | 978 9928 136 29 9 | |
Dialogë për matematikën dhe "Letra për probabilitetin" vlerësohen si dy perla të çmuara, ndër më të bukurat, në thesarin e letërsisë popullarizuese matematike. Është vështirë të gjesh një vepër tjetër që, në kaq pak faqe sa kanë "Dialogët"; të krijojë një përfytyrim të përgjithshëm të saktë për matematikën dhe për disa probleme partnere të zhvillimit dhe të mundësive të saj. Forma e dialogut, e zgjedhur prej autorit dhe e përdorur me një stil brilant, është një gjetje e goditur; nëpërmjet saj përcillet dialektika e përplasjes së dyshimeve, hamendjeve, kundërshtimeve dhe e detyron lexuesin të ndjekë si pjesëmarrës virtual dhe me një frymë tërë rrjedhën e zhvillimit të bisedës deri në zbatimin e së vërtetës. "Letra për probabilitetin" ka si bosht konceptin e probabilitetit që qëndron në themel të matematikës së "çuditshme" të rastësisë. Si kuadër kohor i trajtimit janë vitet e ngjizjes së tij, çka është veçanërisht me vlerë për formimin matematik të brezit të ri. Si petk i përmbajtjes është zgjedhur forma e letërkëmbimit, që është një lloj "dialogu në largësi"; prandaj artistikisht "Letrat" kanë një lidhje organike me "Dialogët". Ky libër është interesant për shtresa të gjera të tjera lexuesish, por është shumë instruktiv për nxënësit e studentët dhe posaçërisht i dobishëm për mësuesit e matematikës.
| ISBN | 978 9928 136 29 9 |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Aleko Minga |