John Gray DK0038
Libër i ri
Në këtë libër, John Gray na jep një përshkrim të liberalizmit - të natyrës së tij, origjinës dhe perspektivës së tij në botën moderne. Ndonëse ka pasur paraardhës që në lashtësi, historikisht liberalizmi paraqitet si teoria politike e kohëve moderne si projekti i teorizimit të institucioneve politike për qeverisjen e një shoqërie të bazuar mbi individin.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
| ISBN | 978 99956750 7 3 | |
Në libër ndiqet zhvillimi i liberalizimit që nga parashtrimi i tij klasik nga mendimtarë të tillë si John Locke e John Stuart Mill deri në ditët tona. Sot liberalizimi shfaqet në dy forma të ndryshme dhe të kundërta, atë klasike dhe atë revizioniste, ndikimi i të cilave në mendimin bashkëkohor vërehet në veprat e Hayekut, Nozick-ut dhe Rawls-it. Më tej John Gray diskuton për disa nga çështjet fi lozofi ke kyçe që lidhen sot me liberalizmin: lidhja mes lirisë individuale dhe pronës private dhe ekonomisë së tregut; koncepti liberal për Shtetin; si dhe kritika që i bëhet liberalizmit nga këndshikimi konservator dhe socialist.
| Faqe | 145 |
| ISBN | 978 99956750 7 3 |
| Viti i Botimit | 2009 |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Altin Raxhimi |
Udhërrëfyesi klasik që ju ndihmon për ta kuptuar partnerin. Ky libër brilant ka qenë për shumë vjet në qendër të një suksesi të jashtëzakonshëm mbarëbotëror. Ky libër, bestseller numër një në Amerikë, me 4 milionë kopje të shitura, është botuar në 34 vende të botës dhe është bërë bestseller kudo ku është lexuar.
Në "Qen kashte", Gray shpalos një sulm ballor ndaj humanizmit, duke e cilësuar atë si një surrogat të fesë së krishterë, prej nga humanizmi merr idenë e progresit njerëzor drejt një fundi të lumtur. Në tërësi, Gray orvatet të çmontojë utopitë e vjetra e të reja të mendimit politik perëndimor, me qëllim që të vrojtojë sa më qartë dhe pa iluzione historinë...