Gordon Marshall DK0020
Libër i ri
Ky fjalor është një përpilim tërësisht i ri, i shkruar nga një ekip sociologësh të shquar. U drejtohet atyre që janë deri diku fillestarë në këtë disiplinë.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
ISBN | 978 99956 668 2 8 | |
Ky fjalor është një përpilim tërësisht i ri, i shkruar nga një ekip sociologësh të shquar të një prej departamenteve të sociologjisë nga më të rëndësishmit në Europë. U drejtohet atyre që janë deri diku fillestarë në këtë disiplinë.Për ta thjeshtuar përdorimin e këtij fjalori, brenda tekstit janë shmangur format e shkurtuara. Yllthi (*) i vendosur përpara një fjale në një përkufizim tregon se në atë rubrikë mund të gjendet informacioni i mëtejshëm përkatës. Disa nga zërat vetëm e adresojnë lexuesin tek një zë tjetër, duke treguar, kësisoj, që ato janë sinonimike, ose që shpjegohen më mirë në një artikull më të gjatë të fjalorit, së bashku me termat që lidhen me to. Si rregull, emrat e shoqëruar me nga një cilësor mund të kërkohen në rubrikat e shënuara me cilëndo nga këto fjalë; kështu, p.sh., "bërthamë, familja" shënohet gjithashtu me titullin "familja bërthamë". Në të gjithë artikujt kryesorë, si dhe në shumë nga më të shkurtrit, përmendet të paktën një nga burimet bibliografike që do t'i jepte lexuesit mundësi ta ndiqte literaturën përkatëse në mënyrë të pavarur. Të tilla referenca do të ishin me interes qoftë për lexuesit amerikanë, qoftë për ata britanikë, sado të dallueshme nga njëra-tjetra historitë e zhvillimit të kësaj disipline në këtody vende dhe ndonëse disa nga zërat i shpien lexuesit e njërit dhe tjetrit breg të Atlantikut në drejtime paksa të ndryshme. Sociologjia ka një thelb teorik të qartë, por një perimetër krejt të papërcaktueshëm. Mesa duket, kjo përbën një nga avantazhet kryesore të kësaj fushe, duke qenë se lehtëson studimin e problemeve me karakter të mirëfilltë ndërdisiplinor -ku përfshihen pothuajse të gjitha çështjet sociale, në mos të gjitha. Prandaj dhe sociologët kanë shumë gjasa të ndeshen me terminologjinë e ekonomisë, të psikologjisë apo të antropologjisë. Kjo është dhe arsyeja pse fjalori përmban mjaft zëra që kanë të bëjnë me disiplina fqinje, por që do të jenë të dobishme edhe për studiuesin e sociologjisë. Vitet e fundit, fjalorët e sociologjisë kanë përfshirë një sasi gjithnjë e më të madhe zërash që u kushtohen skicimeve të shkurtra biografike të autorëve bashkëkohorë nga kjo disiplinë, edhe pse më së shpeshti këta zëra nuk japin më tepër sesa ditëlindjen, lidhjet institucionale dhe një listë të shkurtër botimesh. Përligjja e kësaj praktike nuk është kurrsesi e vetëkuptueshme, përderisa të tillë fjalorë kanë për synim të shërbejnë si udhërrëfyes të përmbajtjes dhe terminologjisë në këtë fushë, e jo si lista me shënime mbi ata që e lëvrojnë. Veç asaj, gjatë kërkimeve paraprirëse për këtë fjalor, doli se ishte praktikisht e pamundur të arrihej një konsesus ndërmjet kolegëve lidhur me ata që janë "sociologët më të mirë bashkëkohorë", deri diku për shkak të karakterit të larmishëm të vetë kësaj fushe. Prandaj, ky fjalor përfshin emra vetëm në ato raste ku vetë personat e përmendur janë bërë tema sociologjike -më së shumti në sajë të ndikimit të tyre në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj disipline.
ISBN | 978 99956 668 2 8 |
Viti i Botimit | 2009 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Përkthyesi | Bashkim Shehu |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.