Nazisti dhe berberi Shiko më të madhe

Nazisti dhe berberi

Edgar Hilsenrath BD0153

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani Nazisti dhe Berberi i autorit gjermano-hebre Edgar Hilsenrath është një novelë groteske për holokaustin gjatë periudhës së nazizmit në Gjermani. Romani tregon biografinë e Maks Shulc vrasësit të shumëfishtë në SS, i cili pas Luftës së Dytë Botërore, duke u paraqitur si hebre arrin të emigrojë në Izrael për ti shpëtuar përndjekjes në Gjermani. Përshkak të të parit të romanit nga ana e vrasësit, autori ka hasur shumë vështirësi në publikimin e librit në Gjermani. Libri u publikua fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1971 nga Doubleday, një nga shtëpitë botuese më të mëdha në botë dhe pastaj në Gjermani në vitin 1977. Dorëshkrimi origjinal është shkruar në gjuhën gjermane.

Më shumë detaje

498 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303922

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Quhem Maks Shulc, jam beqar; ndonëse djalë me prejardhje të pastër ariane, jam i biri i Mina Shulcit Kështu e fillon Edgar Hilsenrath-i romanin e tij të famshëm për njeriun e SS-ëve dhe vrasësin e shumëfishtë, i cili, kur përfundon lufta, zhytet në rolin e viktimës së tij, Icig Finkelshtajnit, dhe bën para në tregun e zi të Berlinit me një thes me dhëmbë të florinjtë, ndërsa më pas emigron dhe bëhet një qytetar i nderuar dhe pronar i një salloni parukerie në Tel-Aviv. Kanë thënë për librin: Kjo iniciativë, sa delikate, aq edhe e çartur, flet për autorin, gjuhën e përdorur prej tij, e cila harliset shfrenuar, por megjithatë shpesh godet në shenjë dhe shpalos një poezi të zymtë e mbase edhe të qetë. -Heinrich Böll Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij Nazisti dhe berberi një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.

Të dhëna

Faqe392
ISBN9789994303922
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiIrena Nasi