Elif Shafak BOT0068
Libër i ri
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
44 Artikuj
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928000446 | |
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara. Elën e përpijnë tregimet për Shamsin e Tabrizit në kërkim të Rumiut dhe roli i dervishit në shndërrimin e klerikut të famshëm, por aspak të lumtur, në një poet pasionant dhe mbrojtës të dashurisë. Por ajo nis t'i zbatojë edhe vetë mësimet e Shamsit apo rregullat që flasin për një filozofi të lashtë mbështetur në bashkëjetesën mes njerëzve e kulturave si dhe për praninë e dashurisë brenda secilit prej nesh. Duke lexuar, ajo bindet përherë e më shumë se historia e Rumiut i ngjan historisë së jetës së saj dhe autori Zahara i ngjan Shamsit të dikurshëm, duke e çliruar. Mbi autoren Elif Shafak lindi në Strasburg të Francës në vitin 1971. Ka fituar shumë çmime si romanciere dhe është shkrimtarja më e lexuar në Turqi. Kritikët e kanë cilësuar si "një nga zërat më të shquar të botës bashkëkohore letrare turke". Librat e saj janë përkthyer në më tepër se tridhjetë gjuhë dhe i është dhënë titulli i nderit "Kalorëse e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë". Shafaku ka botuar deri tani njëmbëdhjetë libra, tetë prej të cilëve romane. Ajo shkruan në turqisht dhe në anglisht. Veç letërsisë artistike, Shafaku merret edhe me shkenca politike dhe është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme. Ka kryer studimet master për studime gjinore dhe doktoraturën në shkencat politike. Sot, Shafaku shkruan në një nga gazetat më të mëdha të Turqisë, por edhe në organe të tjera javore e periodike të njohura si: "The Guardian", "The Washington Times", "The Wall Street Journal", "The New York Times", "The Economist", jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët, ndërsa shumicën e kohës e kalon në Stamboll dhe në Londër.
| Faqe | 492 |
| ISBN | 9789928000446 |
| Viti i Botimit | 2011 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Taulant Hatia |
Sikur të kishim një botë ideale, shkrimtarja turke Elif Shafak do të merrte shumë më tepër vëmendje për të shkruarin e saj të zellshëm e imagjinativ, e më pak debat për komplikimet politike të veprës... Një vështrim i gjallë mbi familjen dhe Stambollin bashkëkohës nga dy gra të reja, njëra turke e tjetra armeno - amerikane. USA Today
Ky roman i autores së njohur turke Elif Shafak, është një histori dramatike për familjen, dashurinë dhe keqkuptimet e fatit në jetën e dy motrave binjake të lindura në një fshat kurd. Ndërsa Jamila qëndron në vendlindje për t'u bërë mami, Pembe ndjek burrin i saj turk, Adem, në Londër, ku shpresojnë për një jetë të re për familjen e tyre.
"Shkrimi i Elif Shafakut të bën të fluturosh nëpër faqe. Te "Tri bijat e Evës" ajo na fut nën lëkurën e tri vajzave, duke i shpalosur shkallët e miqësisë përmes dashurisë dhe humbjes. Një libër vërtet me peshë."
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
Ky roman i autores së njohur turke Elif Shafak, është një histori dramatike për familjen, dashurinë dhe keqkuptimet e fatit në jetën e dy motrave binjake të lindura në një fshat kurd. Ndërsa Jamila qëndron në vendlindje për t'u bërë mami, Pembe ndjek burrin i saj turk, Adem, në Londër, ku shpresojnë për një jetë të re për familjen e tyre.
Do të të them një të fshehtë. Nën çdo ndërtesë që ngremë, të vogël a të madhe, përfytyro sikur ndodhet qendra e gjithësisë. Kështu do të punosh me më tepër kujdes dhe dashuri.
From Booker-shortlisted author Elif Shafak, Honour is a gripping tale of love, betrayal and clashing cultures.'My mother died twice. I promised myself I would not let her story be forgotten'
"Ky roman kaleidoskopik të ngazëllen me gjallërinë e protagonistes... Edhe pse jeta e Leilës gëlon nga tragjeditë, Shafaku përqendrohet te besnikëria dhe mirësia e saj, te gëzimi që ndien ajo nga miqësia dhe te tekat e jetës së Stambollit."
Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif...
Elif Shafak nuk eshte vetem nje shkrimtare e madhe por edhe nje qenie qe e sheh dhe e pranon te ndryshmen, e vlereson tjetrin dhe sjell tolerance dhe mirekuptim ne shoqeri me kombesi, rraca dhe besime te ndryshme. Ne kete set ne kemi zgjedhur romanin e saj me te fundit, ardhur ne shqip “Ishulli i pemeve te zhdukura” (vleresuar si vepra me e mire e saj)...
Elif Shafaku na dhuron një afresk të paharrueshëm të qytetit mbi Bosfor, prej nga nxjerrin krye një mijë fytyrat e një toke që të josh pa fund. Libri vjen ne treg per lexuesit pas dates 15 nentor 2023
Kjo është historia e një poeme të mbytur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta, të gjitha të lidhura përmes një pike uji.