Në qiell ka lumenj Shiko më të madhe

Në qiell ka lumenj

Elif Shafak BOT0055

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Kjo është historia e një poeme të mbytur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta, të gjitha të lidhura përmes një pike uji. 

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928007391

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Kjo është historia e një poeme të mbytur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta, të gjitha të lidhura përmes një pike uji. 

Në rrënojat e qytetit Ninive të Mesopotamisë së Lashtë, prehen të fshehura në rërë copat e një peme të harruar prej kohësh, "Epi i Gilgameshit". Në Londrën e epokës viktoriane, buzë lumit të ndotur Tamiz, vbjen në jetë një fëmijë i jashtëzakonshëm. Mundësia e vetme që ka Arturi për t'i shpëtuar varfërisë është kujtesa e tij e shkëlqyer. Kur kjo dhunti i siguron një vend pune si çirak në një shtypshkronjë, para Arturit hapet një botë e re përtej lagjes së varfër, e cila nisi me një libër që e dërgoi matanë detit, "Ninive dhe rrënojat e tij": 

Në Turqinë e vitit 2014, Narina, një  vajzë jazidi që jeton buzë lumit Tigër, pret të pagëzohet me ujin e sjellë nga lugina e shenjtë e Lalishit në Irak. Ceremonia ndërpritet dhunshëm dhe, shumë shpejt, Narina me gjyshen i hyjnë një udhëtimi nëpër tokat e shkretuara nga lufta, me shpresën për të arritur në luginën e shenjtë te njerëzit e tyre. 

Në Londër, në vitin 2018, Zelihaja zemërthyer, me profesion hidrologe, zhvendoset për të jetuar në një varkë-shtëpi në Tamiz për t'i shpëtuar prishjes së martesës. Zelihaja e gjen veten në një jetë pa dashuri dhe pa kuptim, derisa një lidhje e papritur me tokën e të parëve i ndryshon gjithçka. 

Një rrëfim mahnitës nga një prej shkrimtareve më të mëdha të kohës sonë, libri "Në qiell ka lumenj", i Elif Shafakut është një roman i pasur dhe i rrëmbyer që përfshin shekuj, kontinente dhe kultura, të gjitha të ndërthurrura me lumenjtë, shiu dhe pikat e ujit. 

"Uji mban mend, njerëzit harrojnë."

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe552
ISBN9789928007391
Viti i Botimit16 tetor 2025
GjuhaShqip
StatusiI ri
Përmasat14*20.5 cm
PërkthyesiTaulant Hatia