Elif Shafak BOT0281
Libër i ri
"Shkrimi i Elif Shafakut të bën të fluturosh nëpër faqe. Te "Tri bijat e Evës" ajo na fut nën lëkurën e tri vajzave, duke i shpalosur shkallët e miqësisë përmes dashurisë dhe humbjes. Një libër vërtet me peshë."
20 Artikuj
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928002983 | |
I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur.
Perisë, një nënë dhe shtëpiake e pasur turke, gjatë rrugës për në një darkë në një vilë buzë detit në Stamboll, i grabitet çanta nga një lypës. Ndërsa lufton për t'ia rimarrë, nga çanta bie një fotografi e vjetër, ku duken tri vajza dhe profesori i tyre i universitetit. Një relike nga e shkuara dhe një dashuri që Peria përpiqet me dëshpërim ta harrojë.
Fotografia e kthen Perinë në Universitetin e Oksfordit, kur ishte nëntëmbëdhjetë vjeç dhe doli për herë të parë jashtë vendit. Te profesori i saj mahnitës dhe rebel, te seminari mbi Zotin që i ndryshoi jetën.
Te shtëpia ku kishte banuar me dy shoqet e ngushta, Shirinën dhe Monën, te zënkat e tyre mbi identitetin, Islamin dhe feminizmin. Dhe, së fundi, te skandali që i ndau. Shirina, Peria dhe Mona ishin shoqet më të pamundura. Ato ishin Mëkatarja, Besimtarja dhe Dyshuesja.
Komente mbi librin
"Një libër i mahnitshëm."
Ian Rankin
"Një histori inteligjente, e fortë dhe argëtuese."
Financial Times
"Një libër plot mendim dhe i këndshëm, që ofron lidhje me botë, me perspektiva dhe mundësi të tjera."
Sunday Times
"Një roman i fortë, tërheqës dhe që ngjall debat."
Observer
"Një nga shkrimtaret më të rëndësishme të kohës sonë, Elif Shafaku eksporon me gojëtari të rrallë të tashme dhe të shkuarën e trazuar të Turqisë. Thjerra e saj zmadhuese lëviz mes Stambollit dhe Oksfordit në nëj eksporim mahnitës të besimit dhe miqësisë, pasurisë dhe varfërisë, si dhe mbi përplasjen shkatërrimtare mes traditës dhe modernizmit."
Independent
"Shkrimi i Elif Shafakut të bën të fluturosh nëpër faqe. Te "Tri bijat e Evës" ajo na fut nën lëkurën e tri vajzave, duke i shpalosur shkallët e miqësisë përmes dashurisë dhe humbjes. Një libër vërtet me peshë."
Frances Osborne
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 464 |
| ISBN | 9789928002983 |
| Titulli origjinal | Havva'nın Üç Kızı |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Taulant Hatia |
| Roman | Romancë&Pasion |
Sikur të kishim një botë ideale, shkrimtarja turke Elif Shafak do të merrte shumë më tepër vëmendje për të shkruarin e saj të zellshëm e imagjinativ, e më pak debat për komplikimet politike të veprës... Një vështrim i gjallë mbi familjen dhe Stambollin bashkëkohës nga dy gra të reja, njëra turke e tjetra armeno - amerikane. USA Today
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
Ky roman i autores së njohur turke Elif Shafak, është një histori dramatike për familjen, dashurinë dhe keqkuptimet e fatit në jetën e dy motrave binjake të lindura në një fshat kurd. Ndërsa Jamila qëndron në vendlindje për t'u bërë mami, Pembe ndjek burrin i saj turk, Adem, në Londër, ku shpresojnë për një jetë të re për familjen e tyre.
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
Ky roman i autores së njohur turke Elif Shafak, është një histori dramatike për familjen, dashurinë dhe keqkuptimet e fatit në jetën e dy motrave binjake të lindura në një fshat kurd. Ndërsa Jamila qëndron në vendlindje për t'u bërë mami, Pembe ndjek burrin i saj turk, Adem, në Londër, ku shpresojnë për një jetë të re për familjen e tyre.
Do të të them një të fshehtë. Nën çdo ndërtesë që ngremë, të vogël a të madhe, përfytyro sikur ndodhet qendra e gjithësisë. Kështu do të punosh me më tepër kujdes dhe dashuri.
From Booker-shortlisted author Elif Shafak, Honour is a gripping tale of love, betrayal and clashing cultures.'My mother died twice. I promised myself I would not let her story be forgotten'
"Ky roman kaleidoskopik të ngazëllen me gjallërinë e protagonistes... Edhe pse jeta e Leilës gëlon nga tragjeditë, Shafaku përqendrohet te besnikëria dhe mirësia e saj, te gëzimi që ndien ajo nga miqësia dhe te tekat e jetës së Stambollit."
Një libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif...
Elif Shafak nuk eshte vetem nje shkrimtare e madhe por edhe nje qenie qe e sheh dhe e pranon te ndryshmen, e vlereson tjetrin dhe sjell tolerance dhe mirekuptim ne shoqeri me kombesi, rraca dhe besime te ndryshme. Ne kete set ne kemi zgjedhur romanin e saj me te fundit, ardhur ne shqip “Ishulli i pemeve te zhdukura” (vleresuar si vepra me e mire e saj)...
Elif Shafaku na dhuron një afresk të paharrueshëm të qytetit mbi Bosfor, prej nga nxjerrin krye një mijë fytyrat e një toke që të josh pa fund. Libri vjen ne treg per lexuesit pas dates 15 nentor 2023
Kjo është historia e një poeme të mbytur, dy lumenjve të mëdhenj dhe tri jetëve të veçanta, të gjitha të lidhura përmes një pike uji.